Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga finalja e madhe europiane në Tiranë dy skuadrat pjesmarrëse Roma dhe Feyenoord kanë nisur procedurat e para për të qenë në kryeqytetin shqiptar.
Sot në mëngjes autobusi i skuadrës italiane të Romës është parë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa më pas është ndalur në hotelin ku edhe do të qëndrojë ekipi. Sa i përket skuadrës ajo do jenë në aeroportin e Tiranës më 24 maj, të martën në orën 16:40. Pa u vonuar do të nisen drejt stadiumit ‘Air Albania’ ku edhe do të kryejnë inspektimin e zakonshëm të fushës, ndërsa më pas do qëndrojnë në hotel. Për të besuarit e Mourinho-s nuk do ketë as edhe një stërvitje në Tiranë, pasi e fundit do kryhet në Romë të martën në mëngjes.
Ndryshe qëndron situata për Feyenoord. Klubi holandez ka parashikuar një stërvitje në ‘Air Albania’. Feyenoord do zbresë në aeroport rreth orës 14:00-14:30 dhe në orën 19:00 kanë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin e finales. Më pas holandezët mbrëmjen e 24 majit do qëndrojnë në një hotel në Dajt.
Pra ndryshe nga çfarë ishte thenë më parë stadiumet ‘Elbasan Arena’ dhe ‘Loro Boriçi’ nuk do përdoren për stërvitjen e ekipeve finalist.

Autobusi mëngjesin e sotëm mbërriti nga porti i Durrësit, ndërsa ‘Autoriteti Portual’ i këtij qyteti tha se ‘në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe agjencitë ligjzbatuese që operojnë në Portin e Durrësit po menaxhojnë situatën për mbarëvajtjen në përpunim për sportdashësit që po hyjnë në vendin tonë edhe në rrugë detare, për t'ju krijuar atyre lehtësira në përpunim’.
Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.6%
-
Duhen më pak
58.4%
-
Është në rregull
21%
Vota total: 1956
Lajme të tjera
-
E kishte premtuar, boksieri Florian Marku zbulon datën se kur do ndeshet në ‘Air Albania’
4 Korrik, 15:18
-
Pas Asllanit Inter kërkon një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare, por Roma refuzon për Kumbullën
30 Qershor, 12:05
-
Nga Elbasani në 'Air Albania', tifozët e Partizanit në delir për Europën: Tani ta mbushim plot stadiumin
25 Qershor, 11:34
-
Pret me padurim të boksojë në Tiranë, Florian Marku: Javën që vjen zbulohen detajet
25 Qershor, 11:25
-
Merret vendimi i UEFA! Sfida e Partizanit me klubin Saburtalo do të luhet në ‘Air Albania’
24 Qershor, 18:27
-
Shtyhet mbjellja e barit, shpresë për Tiranën dhe Partizanin! Klubet kërkesë UEFA-s që ndeshjet e Europës ti luajnë në kryeqytet
23 Qershor, 16:00
-
Mbyllet 'Air Albania', FSHF mbjell barin e ri! Tirana dhe Partizani 'degdisen' në Elbasan për Europën, irritohen tifozët
21 Qershor, 11:58
-
‘Shqipëria la përshtypje mjaft të mirë’, presidenti i federatës holandeze të futbollit: Mikëpritja në Tiranë mbreslënëse
16 Qershor, 14:25
-
'S'kishim preferenca, por Kraiova është skuadër me traditë'! Trajneri i Vllaznisë: Nuk dua lojtarë vetëm për Europën
16 Qershor, 11:21
-
Shorti i Europës për Vllazninë, përballet me rumunët që eliminoi Laçi! Partizani pa fat nëse kualifikohet në turin e dytë
15 Qershor, 14:43
-
Shorti i Conference League! Partizani dhe Laçi mësuan kundërshtarët, Armando Cungu: Detyrim kalimi i disa tureve!
14 Qershor, 16:07
-
Çmimet e kripura të vendosura nga FSHF largojnë tifozët nga stadiumi, 'Air Albania' zbrazet në miqësoren me Estoninë (VIDEO)
13 Qershor, 17:21