Finalja me Kilin, Aguero: Shansi i
dytë pas humbjes me Gjermaninë

Finalja me Kilin, Aguero: Shansi i<br />dytë pas humbjes me Gjermaninë
Kili do të ndeshet nesër mbrëma me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës. Sulmuesi argjentinas Kun Aguero i trembet asaj që ndodhi vjet në finalen e Botërorit në Brazil ku humbën përballë Gjermanisë.

Aguero shprehet se nëse do të humbasin përballë Kilit do të jetë ‘tragjedi’ për të, prandaj do të tentojë që të shfrytëzojë shansin e dytë që i jepet për një trofe me vendin e tij. “ Më ka ngelur peng, më ka lënë një shije mjaft të hidhur dhe jo vetëm mua, por të gjithëve finalja e humbur në Brazil me Gjermaninë.

Tani jam në formë mjaft të mirë dhe jam gati të paguaj borxhin që ndiej se i detyrohem Argjentinës. Shpresoj që përballë Kilit të fitojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj që në fund do të triumfojmë” tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën