Finalja Tirana-Skënderbeu në Elbasan
Arena,policia njofton planin e masave

Policia e Elbasanit ka njoftuar planin e masave për finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Skënderbeu, takim i cili do të zhvillohet nesër në orën 19:00  “Elbasan Arena”.
 
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, do të angazhohen 222 punonjës policie.
 
Disa nga masat e marra do të jenë ndalimi i parkimit të automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit; Ndalimi i lëvizjes dhe parkimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave”; Ndalimi i lëvizjes dhe parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek “ Ish Konservimi.
 
Po sipas policisë, të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, duhet të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe nuk duhet të kenë me vete mjete të forta, fishekzjarre, shishe etj.
 
Finalja e Kupës Tirana-Skënderbeu është edhe takimi i fundit futbollistik për këtë sezon, pas mbylljes së kampionatit një javë më parë.
 
Redaksia Online
J.SH/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej