TIRANË - Çdo jurist, inxhinier, ekonomist apo ekspert në një tjetër fushë, ka shansin të punësohet pranë administratës shtetërore si inspektor financiar publik. Ministria e Financave ka hapur garën për përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm, të cilët do të inspektojnë financat publike. Fituesit do të shpërblehen nga 5.000-7.000 lekë të reja plus dietat. Gara do të jetë e hapur për punonjës të administratës publike dhe ata jashtë saj, deri më deri më 20 mars të këtij viti. Dokumentacioni nga aplikantët do të dorëzohet në Ministrinë e Financave, nëpërmjet rrugës postare apo dorazi, njofton MF.
/Shqiptarja.com











