TIRANE - ndërsa për 2012-ën vlera është rreth 60%, pra në nivelin kritik. Rreth 57% e borxhit të përgjithshëm është i brendshëm, nga i cili 85% mbahet nga sektori bankar.
Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm të Shqipërisë është afatshkurtër dhe kryesisht i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë. Rreth 56% e borxhit të 2011-ës ka qenë me maturitet deri në 1 vit. Ndërsa borxhi afatgjatë është në formën 2 dhe 5-vjeçare.
Pothuajse e gjithë pjesa e borxhit të brendshëm është në monedhën vendase. Bankat tregtare janë kësisoj mbajtëset më të mëdha të borxhit, ndërkohë që sistemi jofinanciar mban vetëm 15% të stokut të borxhit.
Shqipëria ka një nivel të deficitit korrent më të lartë se mesatarja e rajonit, në nivelin 8%, krahasuar me 6% dhe shumë larg nivelit optimal prej 3% të PBB-së, në të njëjtën kohë kur niveli i borxhit publik ka kaluar nivelin 60%.
Rreth 82.9% e stokut të borxhit të jashtëm vlerësohet të jetë borxh afatgjatë, kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër për periudhën e konsideruar vlerësohet në rreth 16.1%, në rritje dhe i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori bankar. Në ndarjen sipas sektorëve institucionalë, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2012, sektori i qeverisë qendrore përfaqësoi rreth 45.9% të stokut total të borxhit.
Ndërsa, pjesa tjetër është shpërndarë midis sektorëve të tjerë (19.4%), bankave (16.7%), investimeve të huaja direkte – huave ndërkompani (16%) dhe autoritetit monetar (2.0%).
Shqipëria do të duhet patjetër të ulë nivelin e borxhit të saj publik. Sipas analizave, Shqipëria do të vazhdojë të shpenzojë shumë, megjithë financimin e brendshëm, duke qenë se jo vetëm do të financojë deficitin e vet, por edhe do të maturojë borxhin e jashtëm.
Si rezultat, stoku i borxhit të brendshëm do të rritej në këtë mënyrë, nga rreth 33% të PBB-së më 2011, në 38% për 2017-ën, duke kaluar në total vlerën 62% të PBB–së. Niveli i borxhit keshtu, do të rrisë rrezikshëm peshën e shpenzimeve të shërbimit të tij ndaj buxhetit të vendit.
Aftësia e shtetit shqiptar për të vazhduar e tërhequr investitorë në të ardhmen, varet nga risqet e konsiderueshme, që paraqet ekonomia shqiptare në këtë pikë. Rritja e parashikuar në borxhin e brendshëm publik imponon një nivel të lartë risku.
Nëse borxhi publik do të rritej mbi nivelin e njohur si optimal publik, kreditorët potencialë do të riperceptonin riskun që paraqet vendi dhe bonot e tij, në kuadër të huamarrjes. Bankat kreditore në këtë rast do të mund të rishikojnë portofolin e tyre të aseteve duke e rialokuar atë, siç duket së fundi për shembull, ku bankat duket se po largohen nga asetet shtetërore, duke u nisur nga modelimet e brendshme të tyre të riskut.
Së fundi, vlen të theksohet sërish rëndësia e ndikimit negativ që ka borxhi i lartë publik në stabilitetin e sistemit bankar. Për më tepër, niveli më i lartë i borxhit publik shoqërohet me kthime më të ulta nga asetet dhe kapitali për sistemin bankar.
Kjo lidhje mund të çojë në norma më të larta interesi, të cilat pengojnë aftësinë e huamarrësve për t’i qëndruar korrektë një kredie të caktuar. Nga evidencat e shumë vendeve, duket se një borxh më i lartë publik shoqërohet edhe me provigjionim dhe kapitalizim më të ulët.
EKONOMIA REALE
Viti 2012 mund të konsiderohet realisht një vit i vështirë për Shqipërinë, parë nga të gjitha aspektet dhe duke pasur parasysh rënien e ndjeshme të një sërë treguesish. Ndonëse u vetëkënaqëm duke menduar se Shqipëria e përballoi krizën financiare globale, viti 2012 na zgjoi në realitet.
Përkeqësimi në shumë tregues makroekonomikë, realë e financiarë tregon se Shqipëria jo vetëm është goditur nga kriza, por ndikimet e kësaj të fundit janë përballuar me politika jo të përshtatshme, duke e ekspozuar kështu si të dobët vendin ndaj pasojave të një krize më të gjatë.
Sipas të gjitha gjasave dhe raporteve parashikuese duket se momenti i rimëkëmbjes së rajonit është ende larg. Studime të shumta argumentojnë se vendet me problemet më të mprehta makroekonomike, me destabilitetin më të madh të treguesve reale e financiarë janë pikërisht ato që realizuan më pak ndërmarrje të masave shtrënguese të menjëhershme për ta përballuar krizën.
Sipas Instat, mendohej se tremujori i tretë i 2012 do të kishte një kthim në nivelet e mëparshme, prej 2.4% në terma vjetorë, duke pasuar një shtrëngim në tremujorin e parë prej 0.6% dhe rritje me vetëm 0.7% në të dytin.
Megjithatë, sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Economic Intelligence Unit (EIU), rritja reale e ekonomisë për 2012 ishte vetëm 0.7%, pas një rritjeje mesatare vjetore prej 3.3% në periudhën 2009 - 2011. EIU (2012) parashikonte një rritje reale vjetore të PBB-së prej 1.9% në 2013 dhe më tej 3% për 2014, gjithmonë duke besuar në historikun e ritmeve të rritjes prej 6% në vitet para 2009.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com