Financat: Qytetarët të investojnë
  në bono thesari, ja procedura

Financat: Qytetarët të investojnë<br />  në bono thesari, ja procedura
Ndërsa norma e interesit të depozitave bankare është në nivele minimale historike (rreth kuotës 1%), Ministria e Financave fton qytetarët t’i investojnë kursimet në bono thesari apo obligacione të Qeverisë.

Përmes një njoftimi Zyrtar, Ministria shpjegon hapat që duhet të hedhin qytetarët për të investuar në tregun e letrave me vlerë. “Individët mund të marrin pjesë në ankandet e titujve qeveritare: Nëpërmjet Sporteleve të Bankës së Shqipërisë (vetëm për bonot e thesarit në lekë); Nëpërmjet subjekteve të licencuara nga AMF, bankat e nivelit të dytë (si për bonot e thesarit dhe obligacionet në lekë dhe valutë)”, thekson Minsitria.

Procedura 
Procedura për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ndiqet si më poshtë: Hapja e një llogarie Cash-i për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit, pranë një banke të nivelit të dytë; Derdhja e fondeve që do të investohen në llogarinë e Cash-it të hapur për këtë qëllim; Marrja nga banka e nivelit të dytë e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit; Paraqitja e IBAN-t të llogarisë së cash-it të hapur dhe vërtetimit për bllokimin e shumës për pjesëmarrje në ankandet e Bonove të Thesarit pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për të hapur llogarinë e titullit pranë këtyre sporteleve, dhe për të plotësuar kërkesën për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit.

Ankandet e titujve Qeveritare
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë nxjerr në shitje bono thesari dhe obligacione, në lek ose në monedhë të huaj.

Zhvillimi i ankandeve njoftohet paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë në faqet respektive të internetit. Gjithashtu për çdo informacion ju lutem referojuni web zyrtar të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Rezultatet për ankandet e bonove dhe obligacioneve shpallen të njëjtën ditë të organizimit te ankandit dhe publikohen njësoj si njoftimi. Titujt Qeveritare janë të tregtueshëm.

Kjo do të thotë se ato në çdo moment, deri në 1 ditë para maturimit, mund të shiten ose blihen lehtësisht në tregun sekondar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari