Financial Times: Rusia nuk dëshiron më të "denazifikojë" Ukrainën, ja çfarë kërkon në këmbim të anëtarësimit në BE

Financial Times: Rusia nuk dëshiron më të

Sipas Financial Times, Rusia do t'i kërkojë Ukrainës të mbetet ushtarakisht e paangazhuar (NATO), në këmbim të anëtarësimit në BE dhe garancive të sigurisë në fushën e negociatave të armëpushimit. 

Draft dokumenti nuk përmban asnjë diskutim për tre nga kërkesat themelore fillestare të Rusisë, përkatësisht "denazifikimin", "çmilitarizimin" dhe mbrojtjen ligjore të gjuhës ruse në Ukrainë, shkruan Corriere.

David Arakhamia, kreu i partisë së Presidentit ukrainas Zelensky në Parlament dhe një anëtar i ekipit negociator të Kievit, tha për Financial Times se palët janë afër marrëveshjes për garancitë e sigurisë dhe pranimin e Ukrainës në BE, por kërkuan kujdes në lidhje me perspektivat për një përparim. 

"Të gjitha çështjet kanë qenë në tryezë që nga fillimi i negociatave, por shumë pika janë të pazgjidhura", tha Arakhamia.


 


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës