Rudina Hajdari, bashkëkryetare e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore u shpreh kundër propozimit të PD-së për financim 100% të partive politike nga buxheti i shtetit Ajo tha se synimi kryesor i opozitës është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe këtë do të tentojnë ta realizojnë me cdo kusht dhe nëse do të jetë e nevojshme do ta cojnë në referendum me ndihmën e Presidentit. Kujtojmë që pak ditë më parë Hajdari zhvilloi një takim me Presidentin Meta, por nuk dihet nëse është diskutuar për këtë cështje.
"OSBE është shprehur gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar, por edhe ekspertët që ishin aty. Propozimet nga opozita parlamentare dhe jashtë parlamentare ishin konkrete. Ndryshe nga më parë, jemi të kënaqur që opozita jashtë parlamentare qëndroi deri në fund, pasi komunikim me zotin Kaso. Financimi 100% është një nga propozimet e tyre kyce, por t'u kërkohet shqiptarëve të paguajë për partitë nuk është e drejtë. Mund të krijojë një treg të zi akoma më problematik. Duhet të ketë një vullnet të qartë për këtë propozim, nëse nuk bëhet do ta thellonim krizën për infiltrimin e lekëve të pista. Duhet të jemi më realist dhe konkret, mos i kërkojmë shqiptarëve të financojnë edhe buxhetin për partitë.
Ne duam vërtetë një reformim zgjedhor tërësor, por ndryshimi i sistemit është ai që do të zbuste rolet e kryetarëve të partive. Ligji i partive politike me përmirësime të mira për financimin e zgjedhjeve nuk i zgjidh të gjitha problemet tona. Kemi mbështetje nga shoqëria civile për ndryshimin e sistemit, dhe nëse është e nevojshme do ta çojmë deri në referendum. Ne jemi të vetëdijshëm që partitë kryesore nuk duan ndryshimin e sistemit. Referendumi është i vështirë, por ndoshta edhe me mbështetjen e Presidentit mund ta realizojmë" tha Hajdari.
Lajmi kryesor:
Divergjenca me LSI për financimin/ PD: PS s'e kundërshtoi! Hajdari: Me ndihmën e Metës referendum për sistemin
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
10 Shkurt, 21:19
-
Vota e Diasporës/ Shtyhet për nesër mbledhja te Ligjet, mungoi Bylykbashi! Alibeaj ‘thumbon’: Dy vëllezërit siamezë s’e kanë gjetur gjuhën, po bëjnë pazarin e radhës
10 Shkurt, 12:28
-
Shqipëria vend strehimi për 100 mijë palestinezë? Rama: Sajesë nga kua ...kuatë e kënetës!
6 Shkurt, 09:04
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
PS e PD bashkë në SHBA, Bardhi pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin: SHBA aleati ynë kyç, Shqipëria të japë garanci për zgjedhje të lira
4 Shkurt, 19:52
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14