Financimet nga Gaddafi për fushatën, Sarkozy përfundon në gjyq për korrupsion

Ish- presidenti Francez, Nikolas Sarkozi do të përballet në gjyq për korrupsion dhe ushtrim të influencës politike ndaj gjyqësorit. Akuzat sipas asaj që raportojnë mediat franceze janë ngritur pas hetimeve të zhvilluara mbi disa telefonata të Sarkozy, ku ish- presidenti francez, ka kërkuar që të ndikojë gjyqtarët të cilët po shqyrtonin financimet e dyshuara si të paligjshme gjatë fushatës së tij presidenciale.

Ndërkohë momentalisht, Sarkozy është duke u hetuar për marrjen e fondeve të paligjshme gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2007, nga ish- udhëheqësi libian, Muhamed Gaddaf. Financimet të cilat Sarkozy dyshohet se ka marrë në atë kohë nga Gadaff, kapin vlerën e 50 milionë eurove.

Të dyja mediat franceze, ‘Le Mond’ dhe agjencia e lajmeve ‘AFP’, të cilat citojnë burime gjyqësore bëjnë të ditur se Sarkozy do të dali në gjyq me akuzën e përdorimit të ndikimit politik. Në telefonatat e zhvilluara mes Sarkozy dhe gjyqtarëve në 2014, të cilët ishin duke hetuar financimet e fushatës së tij, mediat franceze raportojnë se ish- kreu i Francës ka përdorur pseudonimin “Paul Bismuth”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 29/03/2018 19:11

    Gjunaje e gdafit dhe te popullit te libis qe jetonin shum mir gezohem qe ti paguash ti sargozise gdafin e hngret mbrapa shpine gje me e shpifur qe egziston.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg