Financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet! PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit

Financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet! PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e degës nr.9 në Tiranë, nga ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për hajdut dhe i është rikthyer akuzave për financimet ruse. Berisha u shpreh para banorëve se PD është partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë ë fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit. Sipas Berishës është partia që dogji çdo interes ruse në këtë vend

“Flet ky dhe kujton se me sharje prej ordineri do mbulojë vjedhjet e tij. Ka një javë që merret me financimet ruse. PD i them pasardhësit të lidhur me dosjen Mitroklin, është partia që i bëri pluhur financimet ruse në PD. Është partia e parë që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit. Është partia e parë që dogji çdo interes ruse në këtë vend. Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës me gazsjellësin TAP. Kanë dalë dokumente se thuhet se ish-kryetari i partisë ka marrë financime ruse. Njeriu që mbylli dosjen duke i thënë Lulzim se i ke futur duart thellë në financimet ruse. E ka marrë peng Bashën me atë dosje, por nuk mund të marrë peng Partinë Demokratike”, tha më tej Berisha.

Sa i përket emigrimit të të rinjve shqiptare, Sali Berisha tha se fton mediat britanike që të vijnë në vendin tonë dhe të pyesin se si përdoren fondet publike. Berisha tha se vetëm vjedhja është shkak i varfërimit të shqiptarëve që është bërë arsye për largimin e të rinjve.

‘Ka shpërthyer një polemikë e madhe këto ditë dhe jemi bërë lajmëzinjtë e Europës, në mediat më të mëdha të botës për dramën e kanalit të La Manshit. Çfarë bën ky? Ky për çdo gjë, vetëm faj nuk ka. Ky është një qenie primitive, sepse njeriu i qytetëruar mban përgjegjësi. Ky njëherë thotë fajin e ka Saliu, njëherë e ka Meta, herën tjetër Gjermania, pastaj Franca, tani e ka Anglia, me radhë e me radhë, por vetëm ky faj nuk ka se çfarë ndodh në këtë vend. A mund të pranohet, lejohet një gjë e tillë? Mediat britanike shkruajnë këto ditë se varfëria, por u them këtyre gazetarëve se vjedhja dhe vetëm vjedhja. Kjo tokë nuk gjen një sipërfaqe të tillë në ishullin britanik e askund të jetë më e pasur se Shqipëria. Por  ky kryeministër dhe kjo qeveri i ka kthyer pasuritë në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri vjedh dhe vetëm vjedh. Firmos për sipërmarrjen e tij 420 mln euro, djegësat dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Ky njeri firmos me vëllezërit Karriç dhe të tjerë, dorëzon miliona katror tokë në Durrës, kujt? Kompanive të sanksionuara të veta, se është aksionar vetë. Prandaj ky njeri që ka bërë gjithçka në rrafshin moral nuk ndalet. Vetëm shëtit nga një sallë në tjetër si një sharës i ulët. Nuk lë fjalë pa nxjerrë nga fjalori i tij, dëshmi e një edukate perverse familjare, të mangët dhe që natyrisht njeriu nuk mund ta ulë veten në atë shkallë të ja kthejë me të njëjtat fjalë. Kemi të bëjmë me një armik që i varfëron dhe i vjedh shqiptarët. Ftoj mediat britanike të pyesin se si përdoren fondet publike këtu dhe në Britaninë e Madhe.’- tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Berisha: Ne kemi një plan serioz, të subvencionojmë fëmijën e tretë që të shtohet popullata

1667851456_WhatsAppImage20221107at19.20.431.jpeg

Nga dega nr.9 ku zhvilloi një takim me qytetarët, Sali Berisha u ndal tek largimi të rinjve, ndërsa tha se Rithemelimi do të hartojë politika për shtimin e popullsisë. Berisha u shpreh se ato kanë një plan serioz dhe se do të angazhohen fuqimisht për subvencionimin e fëmijës së tretë.

‘Vjedhje në kurriz të qytetarëve. Kjo është e vërteta ndaj ikin shqiptarët. Ne kemi një plan serioz. Mund tu them se në sajë të reformave, të klimës pro biznes që krijuar, në 2007-2011 janë kthyer në Shqipëri 180 mijë familje emigrantësh. Nga 2007-2014 popullata u rrit, pa një politikë specifike demografike. Do angazhohemi fuqimisht në një politikë të tillë, pra subvencioni i fëmijës së tretë. Franca që e nisi në vitin 1970, e mbylli shekullin me një popullatë me aq sa e nisi. Janë politika efektive. Duhet të shtohemi”, tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 09/11/2022 00:35

    te rente damllaja ne koke o sali ,,dhe sa me shpejt me mire,,,te qerohet dhe nje hale i kombit ne esfel te gomereve,,,,

    Përgjigju
  • VIÇI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 07/11/2022 21:46

    O Sali Berisha ti je një kërm e qelbur, ti mendon se njërzit ti kan haruar vrasjet vjedhjet e tua mor wc publike. Zu je njeriu më i zi në të gjith historin e Shqipris. Po Zoti mart hak te ty e të familja jote pise.

    Përgjigju
  • Turi: 07/11/2022 21:17

    Te gjithe politikanet e Shqiperise jane bajga gomari te thata qe nuk kane asnje vlere nga i pari te i fundit por ti o k*rve e ndyre je krye bajga e tere botes , si ske turp qe del akoma ne tv dhe na can t**pin o felliqesire

    Përgjigju
  • Jari: 07/11/2022 20:53

    O Sali Haleja, ty ke vetëm planin të gllabërosh Shqipëtarët me Xenin e Argitën e jo për Fëmijën e tretë, po polli Nuçja e Xeni jepi lekë për bebelina, o Sale Non Grada.

    Përgjigju
  • ana: 07/11/2022 20:14

    ti e furnizove milloshin m3 nafte ,,,o hale i kombit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione