Financimi i arsimit,agjencia që
ka në dorë kreditë studentore

Financimi i arsimit,agjencia që<br />ka në dorë kreditë studentore
Qeveria ka miratuar mënyrën se si do të funksionojë Agjencia e Financimit të arsimit të Lartë. Kjo agjenci përveçse do të ndajë fondet tek institucionet arsimore, do të vendosë edhe për kreditë studentore.

“Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë të organizohet dhe të funksionojë si person juridik publik, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. AKFAL-i ka për mision shpërndarjen e fondeve publike për mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, mbështetjen me bursa studimi për studentët dhe garantimin e skemës së kredive studentore, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.

AKFAL i propozon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kriteret dhe formulën për shpërndarjen e fondeve publike, të cilat miratohen nga kjo ministry.

Në bazë të kritereve e të formulës së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, AKFAL shpërndan fondin për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe infrastrukturën akademike, shpërndan fondin për projektet konkurruese për zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shpërndan fondin e mbështetjes studentore”,
 thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu ajo aaranton skemën e kredive studentore, sipas akteve nënligjore në fuqi. Miraton paraprakisht hapjen e programeve të reja të studimit në një institucion publik të arsimit të lartë, kur kërkohet që këto programe të financohen nga buxheti i shtetit.

Boton raporte periodike për aspekte të funksionimit administrativ dhe financiar të IAL-së, si numri i studentëve, numri i pedagogëve, infrastruktura e kërkimit, numri i studentëve të diplomuar që punësohen, numri i patentave etj.
 
Kreditë studentore
Gjithashtu Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të lartë nënshkruan me çdo institucion të arsimit të lartë që financon kontratën e garancisë e të llogaridhënies, e cila përmban kushtet specifike të institucionit, financimin përkatës, edukimin akademik që institucioni do të ofrojë nëpërmjet këtij fondi, strukturat e brendshme financiare të institucionit të arsimit të lartë, skemën e kontrollit të brendshëm financiar dhe mënyrën e kontrollit të jashtëm financiar.

Gjithashtu AKFAL boton çdo vit udhëzuesin, i cili përmban informacionet e nevojshme që duhet të përfshijnë institucionet e arsimit të lartë në raportin e tyre vjetor financiar. Kryen për çdo institucion të arsimit të lartë të financuar vlerësimin e riskut dhe qëndrueshmërisë financiare, sipas procedurave të auditimit public.

Kryen vlerësimin e kushteve që duhet të plotësojnë institucionet e arsimit të lartë për aplikim për kredimarrje. Vlerëson respektimin e kushteve të skemës së kredisë studentore nga institucionet kredidhënëse.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi