Financimi i partive,OSBE:Mungesa e
transparencës dobëson demokracinë
KQZ dhe OSBE organizuan një tryezë për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.Në fjalën e tij ambasadori i OSBE, Rauning u shpreh se “Financimi i partive politike është çështje përgjegjshmëri, sa më e fortë përgjegjshmëria, më e fortë është demokracia”.
TIRANË- KQZ dhe OSBE organizuan një tryezë për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Në fjalën e tij ambasadori i OSBE, Rauning tha se partitë politike duhet të shërbejnë si modele të integritetit në shoqërinë shqiptare dhe të vendosin në qendër të vendimeve të tyre interesin e publikut. “Mungesa e integritetit dhe transparencës mes partive politike dobëson proceset demokratike të vendit dhe dëmton ekonominë e tij – gjëra që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit,” tha ai. Raunig foli edhe për përmirësimet që duhen bërë në legjislacion.
“Ligji nuk ofron transparencë të mjaftueshme në raportimin e fondeve të fushatës, pasi nuk vendos detyrime ligjore për bërjen e tyre publike para ditës së zgjedhjeve”- tha Rauning duke theksuar se “OSBE/ODIHR rekomandoi në raportin e tij përfundimtar për vëzhgimin e zgjedhjeve të vitit 2013 që të rritet transparenca për financimin e fushatës.”
Të pranishëm në tryezë ka qenë edhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi dhe Oerd Bylykbashi.
“Mungesa e vullnetit për të bërë publike financimet e partive është e kushtëzuar nga shkaqe objektive,partitë politike dhe jo vetëm në Shqipëri nuk kanë shumë dëshirë të bëjnë publike financimet nga donatorë të ndryshëm,”-tha Celibashi duke shtuar se “shpesh deklarojnë se nuk është e domosdoshme të bëjnë transparencë”
Ministri Celibashi theksoi se “Shqipëria ka bërë progres për çështjen e financimit të partive, por ka nevojë akoma për përmirësimin e kuadrit rregullator, është një proces që duhet bërë në bashkëpunim me partitë politike”.
Përfaqësuesi i opozitës në Tryezë Oerd Bylykbashi, tha se partitë politike duhet të kenë vullnetin që t’i bëjnë publike financimet e tyre dhe të mos lejojnë financime të dyshimta.
“Sa më shumë monitorim nga BE aq më shumë progres mund të arrihet”, -tha Bylykbashi duke shtuar se “Sikur të kishim marrë statusin kandidat më parë do kishim avancuar më tej.”
Duke vijuar më tej deputeti i PD, Bylykbasahi tha se “Procesi i integrimit dhe presioni në rritje nga BE në raportet e tyre do të bëjnë që autoritetet t’i vënë fre sa nuk është vonë këtij fenomeni” si theksoi se “Me një trysni nga partnerët ndërkombëtar do të na bëjë që të luftojmë korrupsionin politik dhe krimin në administratën zgjedhore.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.8%
-
Frikë se humbin
42.1%
-
Arsye të tjera
8.1%
Vota total: 1919
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës
28 Mars, 09:56
-
'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese
28 Mars, 07:00
-
Zgjedhjet lokale/ PS dhe koalicioni Meta-Berisha, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiakë në këto bashki (LISTAT)
27 Mars, 20:45
-
SKEDA/ Nga kandidati që kërkon mandatin e 7-të në Maliq, te Benet Beci që kërkon të thyejë tabunë në Shkodër! Risitë dhe konfirmimet nga 61 emrat e PS për 14 Majin
27 Mars, 16:45
-
'Vendoret' e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidatë për këshilltarë bashkiakë në 10 bashki! Vetëm një kandidat për kryebashkiak
27 Mars, 16:12
-
Lindita Nikolla pret sekretaren e Përgjithshme të OSBE! Schmid: Dialogu ndërpartiak është thelbësor për demokracinë
27 Mars, 14:47
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars, 11:38
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars, 11:33
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës
23 Mars, 13:20
-
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
23 Mars, 11:09