FINIQ, Sarandë- Vijon zjarri në pyjet e Finiqit në Sarandë, e megjithatë asnjë forcë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendngjarje. Fotot e sjella në redaksinë on-line nga drejtoresha e të përditshmes SHQIPTARJA.com, Anila Basha, vetëm disa momenteve më parë (rreth orës 16:00), tregojnë përhapjen e flakëve të zjarrit pranë një depo armësh, çka dëshmon dhe për një rrezik shpërthimi.

Ndërkaq, sipas studiuesit dhe historianit, Auron Tare, i njëjti rrezik i kanoset edhe amfiteatrit dhe Parkut Kombëtar në Finiq ku dhe punojnë 15 punonjës, teksa nëpërmjet fotove shihet se si flakët janë shumë pranë tyre.

Parku arkeologjik i Finiqit, një nga pasuritë e mëdha arkeologjike shqiptare, siç tregojnë fotot e sjella nga situata aktuale e zjarreve në Finiq, është duke u djegur, ndërkohë që ende asnjë zjarrfikëse nuk gjendet aty.

Sipas Anila Bashës, në lidhje me këtë situatë u arrestua nga policia e Sarandës një shtetas.

(Gre.M/Shqiptarja.com)