Zhvillimi i vrullshëm teknologjik ka sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën tonë të jetesës.
E reja më e fundit vjen nga një vend i zhvilluar si Finlanda ku është propozuar një mënyrë e re pagese gjatë blerjeve të konsumatorëve.
Studiuesit finlandezë duan të sjellin një mënyrë të re që klienti të bëjë blerje të shpejta dhe të sigurta.
Asnjë portofol apo çantë nuk do tju nevojitet më me vete, pasi blerja do të bëhet nëpërmjet imazhit tuaj.
Është çipi më unik që mund të ekzistojë, kaq personal dhe i pamundur për tu klonuar.
Një video e re e postuar në You Tube tregon se ku qëndron ideja e këtij projekti të ri, i cili së shpejti do të eksperimentohet në mënyrë që të përdoret fytyra e kujtdo si një kartmonedhë, një kartë identitei dhe bankomat të gjitha njëherësh.
Mjafton që tiparet e fytyrës së njeriut të lexohen qartë dhe në mënyrë të menjëhershme procedura e pagesës mer fund.
Identifikimi do të bëhet nëpëmjet një kamere e cila do të fiksojë imazhin e personave, më pas do të nxirret lista e produkteve të blera dhe më pas mjafton thjesht një klikim mbi butonin “ok”.
“Kamera nuk përdor vetëm foton, por krijon një model matematik të fytyrës, personal dhe unik”, thotë përgjegjësi i i projektit Ruslan Pisarenko.
Madje edhe vëllezërit binjakë kanë dallimet e tyre në këtë lloj testi sipas tij.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com