Finlanda miraton ligjin që i hap rrugë fortifikimit të kufirit me Rusinë
Kufiri mes Rusisë dhe Finlandës
Finlanda do të fortifikojë kufirin e saj me Rusinë, pasi parlamenti i vendit autorizoi ngritjen e barrierave duke lejuar, në rrethana të jashtëzakonshme edhe mbylljen e të gjithë kufirit prej 1300 kilometrash.
Votimi i 7 korrikut nga parlamenti finlandez vjen pasi vendi po lëviz me shpejtësi drejt anëtarësimit në aleancën e NATO-s, duke hequr dorë nga neutraliteti për dekada me radhë, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ligji i ri, i cili u votua masivisht, autorizon qeverinë që të ndërtojë gardhe ose barriera të tjera pranë kufijve finlandezë. Ai gjithashtu kufizon të gjitha kërkesat për azil që më parë shqyrtoheshin në pikat e përcaktuara kufitare, përfshi aeroportet.
Finlanda, së bashku me Suedinë, muajin e kaluar morën miratimin zyrtar për t'u anëtarësuar në NATO. Tani secili nga 30 anëtarët e aleancës duhet të ratifikojë protokollin e pranimit, diçka që tashmë është duke u zhvilluar në disa vende.
Opinioni publik si në Suedi ashtu edhe në Finlandë u zhvendos në mënyrë drastike në favor të anëtarësimit në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Rusia ka dënuar vendimet e Stokholmit dhe Helsinkit dhe ka kërcënuar me kundërpërgjigje të paspecifikuara.
Për këtë arsye, disa anëtarë të aleancës kanë bërë thirrje për pranim të shpejtë të dy vendeve nordike, duke thënë se ato do të jenë në rrezik gjatë periudhës së përkohshme të ratifikimit, duke mos qenë nën mbrojtjen sipas nenit 5 të NATO-s -- klauzola që përcakton se një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.5%
-
Jo
74.7%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 734
Lajme të tjera
-
Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
18 Prill, 17:38
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42
-
Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje
17 Prill, 21:31
-
FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë
17 Prill, 20:03
-
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
15 Prill, 20:49
-
Ceremoni në Bruksel për 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Peleshi: Të palëkundur në mbështetjen ndaj Aleancës
13 Prill, 14:44
-
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
13 Prill, 08:38
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft për të vjedhur emailet e qeverisë amerikane
12 Prill, 07:48
-
Arratisja e madhe: Si e ndihmoi banda kriminale e Ballkanit biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpiak në Itali
11 Prill, 22:08
-
Shërbimi Federal rus i sigurisë pretendon se forcat speciale britanike po operojnë në Ukrainë
11 Prill, 18:32