/ATSH/.-Finlanda do të jetë gjithnjë përkrahëse e projekteve, të cilat kanë për qëllim ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.
Këtë e theksoi e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, në takim sot me ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni,
Në këtë takim, ministri Hyseni mirëpriti qëndrimin e Finlandës për heqjen sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai i bëri thirrje Finlandës që të përkrahë Kosovën në këtë plan edhe me kontaktet me vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Ministri Hyseni falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën dhe theksoi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në çështjet e sundimit të ligjit dhe sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës