Finlanda ka planifikuar të rihapë dy nga pikat e saj të mbyllura kufitare me Rusinë, njoftoi sot (13 Dhjetor) kryeministri i vendit.
Kalimi kyç Vaalimaa në Finlandën juglindore dhe ai në Niirala rreth 250 kilometra më në veri do të rihapen, por të gjitha kalimet e tjera kufitare tokësore do të mbeten të mbyllura.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp sot në Helsinki ndërsa paralajmëroi se i gjithë kufiri lindor mund të mbyllet sërish nëse do të jetë e nevojshme.
Hapja e kufirit do të jetë për një periudhë fillestare deri më 14 janar. Finlanda mbylli gradualisht pikat kufitare për fqinjin e saj lindor Rusinë në nëntor, raportojnë mediat turke.
Në javët para kësaj, roja kufitare finlandeze kishte regjistruar një rritje të mprehtë të numrit të azilkërkuesve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët kishin udhëtuar nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kishin aplikuar për azil në Finlandë.
Finlanda akuzoi Rusinë për sjelljen e qëllimshme të migrantëve në kufirin e BE-së dhe shtetit anëtar të NATO-s, diçka që Kremlini e mohoi. Shërbimi finlandez i rojes kufitare tha se situata në kufi është qetësuar që atëherë.
Ministria e Brendshme e Finlandës ka deklaruar se tani është e mundur të aplikohet për mbrojtje ndërkombëtare vetëm në kufirin lindor në Vaalimaa dhe Niirala.
“Finlanda do të sigurojë që migrimi përtej kufirit të saj lindor të mos përdoret si një mënyrë për të ushtruar presion mbi Evropën”, tha Ministrja e Brendshme Mari Rantanen.
Finlanda kufizohet me Rusinë në lindje mbi një gjatësi prej 1340 kilometrash. Vendi i BE-së u bë anëtar i NATO-s në prill pas disa dekadash të mosangazhimit ushtarak pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës
Normal qe do tju zbythnin
Përgjigju