Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat

 Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat

Finlande

Finlanda, vendi i ngrirë i veriut kryeson listën si vendi më i lumtur në botë, për të gjashtin vit radhazi. Këtë vit ajo është gati të ndajë eliksirin e lumturisë me 10 persona me fat, të cilëve do iu ofrohen udhëtime falas.

Çdo vit për dekadën e fundit, Raporti Botëror i Lumturisë, një studim vjetor i sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, rendit vendet bazuar në atë se sa të kënaqur ndihen qytetarët me cilësinë e jetës së tyre. Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda kryesoi listën dhe u emërua “vendi më i lumtur në botë” .

Finlanda duket se e ka “sekretin e lumturisë” dhe këtë vit ajo është gati ta ndajë duke ofruar “seminare lumturie” për 10 persona me fat, të gjitha shpenzimet e paguara, përmes Visit Finland.

Masterclass i Lumturisë është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 15 qershor në Kuru Resort, një vendstrehim në Lake District të Finlandës. Visit Finland do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, të cilat përfshijnë një dhomë private dhe akses në një sauna dhe banjë private, sipas faqes së internetit Visit Finland. Platforma tashmë është hapur dhe pranon aplikime deri më 2 prill.

Udhëtimi përfshin seanca me trajnerë ekspertë të cilët do t’i udhëheqin 10 me fat drejt një stili jetese të ekuilibruar që promovon lumturinë në mënyrën finlandeze. Trajnimi do të mbulojë katër tema kryesore: natyrën dhe stilin e jetës, shëndetin dhe ekuilibrin, planifikimin dhe jetën e përditshme, ushqimin dhe mirëqenien.

“Finlandezët shpesh pyeten “si jeni kaq të lumtur”?

” Ne besojmë se lumturia vjen nga një marrëdhënie e ngushtë me natyrën dhe stili ynë i jetesës me këmbë në tokë”, tha Heli Jimenez, Shef i Marketingut Ndërkombëtar në Business Finland.

 “Finlanda ofron përvoja zhytëse në natyrë. Pyjet freskuese, liqenet simpatike dhe peizazhet e arkipelagut tonë janë të gjitha vende perfekte për t’u çlodhur dhe për të marrë kontakt me lumturinë tuaj të brendshme, shtoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ 'Gjelat' për të treguar forcën, Austri 0-1 Francë! Autogol në Dusseldorf

DIREKT, Euro 2024/ 'Gjelat' për të treguar forcën, Austri 0-1 Francë! Autogol në Dusseldorf