Fino akuza Dukës për manipulim:
Darkë me votuesit e Asamblesë

Fino akuza Dukës për manipulim:<br />Darkë me votuesit e Asamblesë<br /><br>
Kandidati për postin e Presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino, ka akuzuar presidentin në detyrë, Armand Duka se po tenton të manipulojë delegatët e Asamblesë, duke i ftuar për darkë në Durrës.

Në një postim në Facebook, Fino shkruan se Duka po telefonon delegatët duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president, por që sipas tij asgjë nuk është e vërtetë. Fino sqaron se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Duka.

“Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president!

Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!”, shkruan Fino në Facebook. 

bashkim fino ne fb

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!