Fino apelon në CAS-in e FIFA-s
zgjedhjen e Dukës në FSHF

Fino apelon në CAS-in e FIFA-s<br />zgjedhjen e Dukës në FSHF<br>
Bashkim Fino, garues në votimin e fundit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që rikonfirmoi Armand Dukën për mandatin e pestë, e ka apeluar në CAS-in e Lozanës zgjedhjen e këtij të fundit.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga vetë deputeti socialist.

Fino ka kërkuar pavlefshmëri absolute për zgjedhjen e Dukës në Kolegjin e Arbitrazhit Sportiv të FIFA-s.

Më herët Fino e kishte akuzuar Dukën se kishte përdorur disa shoqata fantazëm për rizgjedhjen e tij.

Për një rast të ngjashëm, si shoqatat në fjalë në Shqipëri, presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, ish-futbollisti legjendar Davor Suker, është shkarkuar nga detyra.

Duka është akuzuar gjithashtu se është edhe një nder sponsorët zyrtarë të ekipit të futbollit Skëndërbeu, i cili është përfshirë së fundmi edhe në një skandal të trukimit të ndeshjeve nga UEFA.

Përpjekjeve të Report TV për të marrë një reagim nga Armand Duka lidhur me ankimimin e Finos, kreu i FSHF-së nuk u është përgjigjur. 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament