Fino: Do ndryshoj imazhin e futbollit
nuk heq dorë nga mandati i deputetit

Fino: Do ndryshoj imazhin e futbollit<br />nuk heq dorë nga mandati i deputetit<br /><br>
Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ish-kryeministri do të ketë përballë kreun aktual Duka në zgjedhjet e 7 Shkurtit që do të zhvillohen në qytetin e Durrësit.

I ftuar në RTSH, ai u shpreh se platforma e tij synon ndryshimin e imazhit për futbollin shqiptar.  “Ka kohë që shumë dashamirës të sportit prej kohësh më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Unë kam marrë pjesë në shumë evente sportive, kam folur dhe diskutuar se futbollin e kam pasion, vetëm punën e trajnerit nuk e bëj dot, mendoj që është momenti të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar ti jap një imazh të ri, një dimension të ri për të përmirësuar imazhin.

Duke falënderuar të gjithë dashamirësit, nuk po bëj garë, jam në një garë me mikun tim Duka. Kam kënaqësi që të kishte edhe kandidatë të tjerë, unë kam platformën time. Duhet ndryshuar disa rregulla, sepse të bësh një fushatë për kreun e federatës, duhej një asamble për t’u zyrtarizuar kandidatët e mundshëm dhe të kishte një datë tjetër për zgjedhjet.

T’u jepej mundësi kandidatëve që të shkonin të 54 anëtarët për të bërë një fushatë. Fakti që bëhet në këtë mënyrë, avantazhi i presidentit aktual i bie që unë jam në një pozicion jo të favorshëm për të bërë një fushatë shumë herë më operative sesa unë. Më vjen mirë që Presidenti aktual të shpallë kandidaturën disa orë para se unë të vija këtu” deklaroi ai.

Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino u shpreh se besimi në futbollin shqiptar ka rënë për disa arsye, ndër të cilat trukimet. ‘Komisioni i Etikës në FSHF nuk ka dërguar një dosje në prokurori”.  Përsa i përket klubit që e ka propozuar, Bashkim Fino u shpreh se ka pasur shumë të interesuar, por deri tani e kanë propozuar dy ekipe. “Kanë depozituar Lushnja dhe Flamurtari dokumentacionin në FSHF për propozime” deklaroi ai.

Por çfarë përgjigje ka Fino për ata që mendojnë se pas kandidaturës së tij është angazhuar partia socialiste? “E kam dëgjuar këtë dhe do të doja me neveri që të mos ktheja përgjigje, por më lejoni që të them se; unë jam politikan karriere i vjetër. Duka ka thënë që kemi qenë shokë. Kam qenë drejtor, kryetar bashkie, kryeministër e me radhë.

Kam përvojë të jashtëzakonshme. Jam deputet, anëtar i komisionit të ligjeve, kam 20 vite deputet, nga pikëpamja ligjore nuk më pengon askush për të kandiduar. Nuk ka asnjë pengesë. Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi, por dikush, që e kam pasion futbollin. Nëse unë do të votëbesohem në 7 shkurt, të jeni të bindur që 24 orë në ditë do ia kushtoj futbollit. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë shumë të interesuar, por nëse do të marr postin do të ndaj sponsorizimin nga privatizimi, do të kalojmë në privatizimin e klubeve. Bashkitë duhet të shesin aksionet sa më shpejt”.

Sarkazmën e Dukës në fund të vitit të kaluar në lidhje me kandidimin e tij, Fino u përgjigj se “Më erdhi keq sarkazma që përdori Duka për PS dhe mua. Do të doja një fushatë fair. Synimi im është që të bind anëtarët e asamblesë për të më votuar”. Fino ka deklaruar se nuk e ka detyrim ligjor për të hequr dorë nga mandati i deputetit në garën e nisur për postin e Presidentit të FSHF, por edhe nëse do të ishte me ligj ai u shpreh se “Po, do të hiqja dorë nga mandati për të kandiduar për postin e Presidentit të FSHF”tha ai. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut