Fino kandidat për President të 
FSHF, vjen reagimi i parë i Dukës

Fino kandidat për President të <br />FSHF, vjen reagimi i parë i Dukës<br>
Presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar gjatë një deklarate për mediat garën për kreun e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend dhe kandidimin e deputetit të PS, Bashkim Fino përballë tij. 

Duka tha se e falenderon Finon që është bërë pjesë e garës si dhe vlerësoi vullnetin e ish-kryeministrit për të dhënë kontributin e tij për futbollin. 

"Do kemi kohë të flasim për fushatë. E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futbollin. E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është një lojë, është garë sportive dhe duhet të jemi me sportivitet", u shpreh Duka pas një aktiviteti te Kryqi i Kuq shqiptar.  

Një ditë më parë deputeti socialist, Bashkim Fino shpalli zyrtarisht kandidaturën pas propozimit nga disa klube futbolli. Ndërsa gjatë një interviste për TVSH, Fino tha se ka ardhur koha për ndryshimin e imazhit të futbollit shqiptar. Ai premtoi se nëse zgjidhet në krye të FSHF-së do ndërtojë pesë stadiume të reja si dhe do t'i kërkojë Asamblesë së FSHF kufizimin e mandateve të Presidentit, nisur nga 4 mandatet e ezauruara nga Armand Duka dhe tendenca e tij për mandatin e pestë në krye organizmit të futbollit.  

Megjithatë, edhe kjo garë ka pikëpyetjet e veta. Kjo pasi kreu i FSHF-së, Armand Duka ka marrë firmat, për t'u bërë pjesë e garës, nga disa shoqata fantazmë, ndërsa gjithashtu rezulton edhe sponsor i kompanisë "Ama Caffe", që menaxhon klubin e Skënderbeut duke qenë kështu në konflikt interesi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës