Fino letër komisionit të verifikimit
të Asamblesë: Zbatoni detyrat

Fino letër komisionit të verifikimit<br />të Asamblesë: Zbatoni detyrat<br>
Kandidati për president të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Bashkim Fino, i është drejtuar me anë të një letre, Komisionit të Verifikimit të Asamblesë, ku kërkon nga ata zbatimin e detyrave për të ciilat janë emëruar. 

"Zbatoni detyrat për të cilat jeni emëruar. Shmangni burokracinë brenda Federatës së Futbollit. Garantoni mekanizmat që vendimmarrëse të jenë klubet, çdo vendim dhe praktikë tjetër është abuzim", thuhet në letrën e Finos i cili ngre shqetësimin se prej 12 vitesh në asamble votojnë 12 subjekte fiktive.  

"Një njeri i vetëm sillet me FSHF si në pronën e tij. Për disa vite ne Asamble votojnë 12 subjekte fiktive. Administrata ka abuzuar në vijimësi me listën. Verifikimi i këtij dokumentacioni është detyrë e juaja. Ju bëj thirrje të bëni publike listën e delegatëve", thuhet më tej në letrën e Finos drejtuar anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të Asamblesë. 

dokument fino
dokument fino
(Letra e Finos drejtuar anëtarëve të Komisionit të Verifikimit të Asamblesë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike