Fino ka lëshuar akuza në drejtim të Dukës edhe për rendin e ditës në Asamble, ku është parashikuar që të flasë presidenti në detyrë. Për deputetin socialist, ai është kandidat dhe jo president dhe nëse ai do të flasë, atëherë duhet të flasë edhe kandidati tjetër.
“Mua më vjen keq, një skandal kaq i madh, FSHF duhet të kërkonte falje dhe të tërhiqej. Këto shoqata janë kriminale, duhet të mos jenë në listë. FSHF e rëndoi këtë skandal, ngatërroi zyrat rajonale me shoqatat rajonale. Që 12 shoqatat janë fantazmë është zyrtare nga gjykata që nuk janë regjistruar.
Sot nxjerrim këtë skandal që FSHF të bëjë mbrapa, që nga momenti që nxorëm këtë skandal dhe më pas që zv/ presidenti i quajti ndërtim pa leje. Statuti thotë që kur do të futet një anëtar i ri i drejtohesh sekretarit dhe përgatit një raport për në KE, shkon regjistrohesh, hap një numër llogarie, merr numrin e NIPT-it.
Dhe pasi bën të gjitha këto ia paraqet KE që i shqyrton dhe vendos nëse kërkesa i plotëson kërkesat dhe më pas vendos Asambleja. Ka një filtër. Një shoqata që funksionon duhet të paguajë kuotën, le të nxjerrë federata një copë letër për një numër llogarie, apo nëse i kanë paguar cash nëse i kanë paguar në dorë. FSHF të nxjerrë të gjitha sponsorizimet.
ZV. Presidenti tha u kemi dhënë topa dhe bluza, por me cfarë i kanë blerë? Si i kanë justifikuar? Me kërkesë të klubit të Flamurtarit po ecim me procedurat dhe u them 12 shoqatave fantazmë që të mos guxojnë që të afrohen në orën... në hotel Adriatiku në Durrës sikur e ka zakon Duka. Atë e vendos KE, vendin dhe rendin e Dukës. Ata nuk duhet të qasen te dera e asamblesë.
Ne kemi kërkuar zyrtarisht KE që të pezullohen këto shoqata. Kemi kërkuar të gjithë dokumentet që ka FSHF për shoqatat, kemi bërë kallëzim për mashtrim. Kemi bërë një dosje të plotë dhe do të shkojmë në Gjykatën Administrative. Së shpejti do të dëgjoni gjëra që nuk i keni dëgjuar më parë’ tha ai ne REPORT TV.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











