Fino thirrje FSHF:Nxirrni urgjent
listën e delegatëve,garë jo e drejtë

Fino thirrje FSHF:Nxirrni urgjent<br />listën e delegatëve,garë jo e drejtë<br /><br>
Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka deklaruar se po zhvillohet një garë e padrejtë dhe e pandershme në FSHF. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Fino deklaroi se nuk janë publikuar emrat e delegatëve, duke e bërë kështu garën të pandershme.

Kandidati për President bëri thirrje urgjente që të publikohet lista e delegatëve në faqen zyrtare të FSHF, duke hedhur akuza të forta ndaj federatës se e ka organizuar shumë keq procesin e garës, ku përballë Finos është edhe kreu aktual i FSHF, Armand Duka.

“Është e drejta e çdo njeriu të marrë të dhëna mbi anëtarët e asamblesë. Po cenohet rëndë parimi i transparencës. Lista e delegatëve duhet të bëhet publike, pasi duke njohur kandidatët mund të shpaloset platforma. Ku do ta shpalos unë platformën time? Unë i bie që të bëj platformë vetëm në media dhe për ata që janë të interesuar. Këta e kanë organizuar shumë keq një gjë të tillë, ata duhet të nxjerrin urgjentisht në faqen zyrtare listat e delegatëve, të cilat duhet t’i marrim edhe ne. Të 54 klubet kanë qenë korrekte, ku kanë dërguar dokumentacionin kur ua ka kërkuar FSHF. Prita mbledhjen e 25 janarit, ku do bëheshin publikë të gjithë, edhe kandidatët edhe delegatët, ndërkohë që nuk më jepen delegatët për të bërë një fushatë të ndershme”, deklaroi Fino.

Më tej, ai foli dhe për shoqatat fantazmë, për të cilat tha se vijon hetimi nga Prokuroria e Tiranës.  

"12 shoqatat fantazmë, ka filluar veprimtarinë prokurori i Tiranës, janë thirrur të gjithë drejtuesit e këtyre shoqatave për të marrë shpjegimet si janë krijuar. Shumë shpejt do paraqesim dhe në gjykatë kërkesën tonë që këto shoqata të mos jenë prezentë për të votuar. Disa shoqata kanë bërë tentativë për tu regjistruar në gjykatë, tregon se ne kishim të drejtë", tha Fino.

d.c./shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen nga Policia

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen nga Policia