Fiorentina fiton në minutën e fundit,
Roma në gjysmëfinale e Kupës

Fiorentina fiton në minutën e fundit,<br />Roma në gjysmëfinale e Kupës
Pescara e Memushajt nuk arriti të merrte të paktën një pikë përball Fiorentinës e cila arrti të shënonte golin e fitores në minutën e fundit të shtesës.

Pescara arriti të shënonte golin e para me anë të Caprarit, në minutën e 15-të dhe të përfundonte pjesën e parë në avantazh, ku edhe pse Fiorentina ka dominuar në fushën e lojës nuk ka arritur të rikthente balancat.

Një gol i shënuar nga Tello në minutën e 68-të, solli barazimin për skuadrën vjollcë, por do të ishte Chiesa, ai që në minutën e 95-të do t’i jepte tre pikët aq shumë të rëndësishme Fiorentinës.

Nga ana tjetër Roma ka vuajtur përballë Cesenës, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë, ku verdhekuqtë kanë arritur të sigurojnë vendin e tyre në gjysmëfinale përball Lazios.

Goli i parë u shënua nga Dzekon në minutën e 67-të, duke i dhënë avantazhin Romës, por Cesena do të arrinte të barazonte rezultatin me anë të Garritanon, vetëm pak minuta më vonë.

Kur pritej që gjithçka të vendosje në shtesa, arbitri akordoi një penallti në minutën e 97-të e cila u shndërrua në gol nga Totti, i cili i dha biletën Romës për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos