Juventus është bërë finalistja e dytë e Kupës së Italisë, pasi ‘zonja e vjetër’ ka mposhtur pastër 2-0 në gjysmëfinalen e kthimit Fiorentinën. ‘Vjolët’ e mbyllën këtë raund të kupës pa lënë asnjë shenjë, pasi edhe në sfidën e parë në Firence ishin mposhtur 0-1. Golat në ‘Allianz Stadium’ u realizuan në pjesën e parë nga Bernadeschi dhe në të dytën nga Danilo. Në finale e 11 majit në Olimpico të Romës Juventus do përballet me Interin në atë që njihet si derbi i Italisë.
Ndërkohë në Premier League Manchester City ka bërë detyrën duke fituar 3-0 kundër Brighton dhe për rrjedhojë është rikthyer në krye. Në Etihad Stadium golat erdhën në pjesën e dytë nga Mahrez, Foden dhe Silva. Kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat Manchester City udhëheq me një pikë më shumë se Liverpool.
Sakaq Arsenal i ka dhënë fund ecurisë negative prej 3 humbjesh radhazi në kampionat, duke fituar me shifrat 2-4 derbin e Londrës kundër Chelsea-s. Të besuart e Arteta-s realizuan falë Nketiah dopietë, Saka-s dhe Smith Roëe-s. Në këtë fund sezoni ‘topçinjtë’ luftojnë për t’u kualifikuar në Champions League dhe falë trepikëshit kundër Chelsea-s ndajnë vendin e katërt me Tottenham-in e Antonio Conte-s.
Në La Liga Real Madrid s’ka falur Osasuna-s, që e ka mposhtur 1-3. Një fitore që afron ‘galaktikët’ shumë pranë me titullin kampion. Përveç golave të realizuar nga Alaba, Asensio dhe Vazques vlejnë për t’u theksuar edhe dy penallti të humbura nga Benzema.
Komente






