Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike, ata që nuk respektojnë vendimin rrezikojnë gjobë deri në 5000 euro

Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike, ata që nuk respektojnë vendimin rrezikojnë gjobë deri në 5000 euro

Firence

Firence, një nga qytetet historike më të preferuara nga turistët në Itali, ka ndaluar dhënien me qira të banesave për një afat të shkurtër për vizitorët e saj. Vendimi i kthyer në “shënjestër” kritikash duhet të respektohet nga të gjithë, përndryshe çdokush që nuk e zbaton do të gjobitet deri në 5000 euro.

Ashtu si në vendet e tjera evropiane, pagat e ulëta, mungesa e pronave, qiratë afatshkurtra dhe inflacioni i lartë kanë nxitur një krizë strehimi në Itali.

Sipas The Guardian, kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella tha se qyteti vendosi të veprojë në nivel lokal sepse planet e qeverisë për të rregulluar këtë çështje ishin zhgënjyese.

“Në vitin 2016 kishim pak më pak se 6000 apartamente të listuara në platformën Airbnb dhe sot janë pothuajse 14378”, tha ai, duke shtuar se në këto vite, kostoja mesatare e qirasë është rritur me 42%. Vetëm këtë vit, tha ai, çmimet janë rritur 15.1 për qind. “40,000 banorët që jetojnë në qendër ankohen se papritmas e gjetën veten duke jetuar në apartamente – hotele”, shtoi ai. Nardella i përket Partisë Demokratike të opozitës së qendrës së majtë.

Reagime për vendimin e autoritetit bashkiak

Marco Stella, koordinator rajonal i partisë Forza Italia tha se do të apelojë në Drejtësi kundër vendimit të Firences. Reagime ka pasur edhe nga shoqata e sipërmarrësve turistikë me qira Property Managers Italia, me presidentin e saj Lorenzo Fanioni duke deklaruar se masat janë një zgjedhje e gabuar, në kundërshtim me liberalizmin e tregut. Airbnb ende nuk ka komentuar.

Sipas raportimeve, qeveria qendrore po punon për një projekt-ligj që do të kërkonte një qëndrim minimal dy netë në pronat e vendosura në qendrat historike të qyteteve dhe bashkitë me një densitet të lartë turistik.

Çdo pronë e dhënë me qira për turistët do të ketë nevojë për një kod kombëtar identifikimi për të gjurmuar dhe rregulluar qiratë. Ata që nuk respektojnë do të rrezikojnë një gjobë deri në 5000 euro.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion