Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit Orest Lefter Sota 25-vjeç sot në Elbasan. Ai është pronar i firmës “Eco Construction & Partners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë.

Firma ““Eco Construction & Partners” e Orest Sotës ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor. 
Tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr 6 e ka fituar firma “Fusha” ndërsa firma fituese ka kontraktuar “Eco Construction & Partners” shpk për rikonstruksionin.

Report Tv risjell pamjet e inaugurimit të fillimit të punimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë nga firma e Orest Sotës në Dhjetor 2015, e cila ishte n/kontraktore. 

Përpos rikonstruksionit të komisariatit nr. 6 në Tiranë në 2015 është zbuluar edhe një tjetër lidhje mes biznesmenit Orest Sota dhe ish-ministrit Tahirit. Xhaxhai i biznesmenit, Vasillaq Sota është emëruar komandat i Repartit RENEA në vitin 2015. 

Orest Sota u arrestua në Elbasan, pasi iu sekuestruan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy në emër të Saimir Tahirit dhe një në emrin e gruas së tij.

[gallery]24525[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com