Dy net jashtë? Shqiptarët në Poloni flasin për Shqiptarja.com: Firma u mbyll nga koronavirusi, ndodhi një keqkuptim, tani jemi në hotel

Dy net jashtë? Shqiptarët në Poloni flasin për Shqiptarja.com: Firma u mbyll nga koronavirusi, ndodhi një keqkuptim, tani jemi në hotel

Zgjidhet problemi i 23 shqiptarëve Poloni. Në media u raportua sot se shqiptarët kishin dy net që qëndronin në një stacion treni, pasi firma që i kishte marrë në punë me kontratë i kishte nxjerrë nga hoteli në rrugë. Por Shqiptarja.com dhe Report Tv kontaktuan njërin prej punëtorëve që ndodhen në Poloni. Redian Muça sqaroi se bashkë me shqiptarët e tjerë nga Durrësi, Tropoja, Lezha, Tirana, por edhe Kosova punonin prej mbi një muaji në një firmë në Zielona Góra, ku i kishte dërguar kompania që kishin kontratën, pra ndërlidhësja.

Por për shkak se firma ku punonin së fundmi u mbyll nga masat për koronavirusin, shqiptarët ishin zhvendosur në Varshavë në kërkim të një pune tjetër, por nuk ranë dakord me pronarin për kushtet e fjetjes. Për këtë shkak, thotë ai, u kthyen në Zielona Góra, ku firma kryesore, pra që ishte ndërmjetësuesja i ka sistemuar në hotel dhe tani janë në kërkim të një pune tjetër.

"Ne jemi 23 shqiptarë nga Durrësi, Tropoja, Lezha, Tirana, Kosova. Jam prej një muaji e gjysmë në Poloni në Zielona Góra. Firma ku punonim u mbyll për shkak të koronavirusit dhe ne u nisëm për në Varshavë me ndërmjetësimin e firmës kryesore që na gjente punën, pra që kemi kontratë. Në Varshavë, puna ishte në rregull, por jo kushtet ku do të qëndronim. Kompania që na dërgoi nuk ishte në dijeni dhe ndodhi një keqkuptim, ata thoshim qëndroni, ne thoshim jo.

Ne na thanë jemi të pushuar. Dhe për këtë shkak u nisëm me tren për në Zielona Góra, pra u kthyem atje ku ishim. Nuk qëndruam asnjë natë në stacion treni. Ambasada kontaktoi me firmën që kemi kontratë, e cila na sistemoi në hotel. Tani jemi akomoduar, cdo gjë në rregull, presim të rifillojmë punë sipas kontratës që kemi me firmën që na ka marrë" tha ai.

Ambasada jonë në Varshavë thotë se pas ndihmës që kërkuan shqiptarët janë rikthyer sërish në hotelin ku kanë qenë, ndërsa thekson se do të vazhdojë komunikimin me kompaninë dhe institucionet kompetente në Poloni, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

"Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, informon të gjithë personat e prekur nga lajmi që ka qarkulluar në mediat shqiptare, për 23 shtetasit shqiptarë që janë braktisur në Varshavë, që prej dy ditësh nga punëdhënësi dhe se janë duke qëndruar në stacionin e trenit në Varshavë, se qytetarët janë në dhomat e tyre të hotelit në Zielona Góra. Pas njoftimit nga një prej këtyre qytetarëve, më 28 mars 2020 (ora 16.33), në numrin e emergjencës së Ambasadës, për mosmarrëveshjen e krijuar mes tyre dhe Kompanisë punëdhënëse polake Easttrees, ul. Piaskoëa 7, 65-204 Zielona Góra, NIP: 9291058077, Ambasada është vendosur menjëherë në kontakt me menaxherin dhe Presidenten e kompanisë në fjalë.

Pas këtyre hapave, qytetarët shqiptarë janë lejuar të rikthehen nga Kompania në dhomat e tyre të hotelit, ku gjenden që në orët e para të mëngjesit. Theksojmë se, Ambasada ka qenë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë që nga momenti që është kontaktuar prej tyre dhe do të vazhdojë të mbajë komunikim të hapur me Kompaninë dhe Institucionet kompetente në Poloni, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve . Numri i urgjencës +48 501 194 910 i Ambasadës së RSH në Varshave ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë funksional" njofton ambasada shqiptare në Poloni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 29/03/2020 19:42

    Kur bahesh skllva i botes ske vren.

    Përgjigju
  • Ne tiron: 29/03/2020 19:26

    Bridhni rrugeve te Botes per nje cope buke, Kur ate cope buke e siguron edhe ne Shqiperi e Kosove.

    Përgjigju
    • Koka: 30/03/2020 11:52

      PO Ca buke goje thu po ketu ke marre fund. Atehere ka dy mundesi okenaqesh me pak ose nuk ke provu spitale polici gjykate

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?