Firmoset kontrata për 'shtëpinë e
re' të klubit të Partizanit/ FOTO

Firmoset kontrata për 'shtëpinë e<br />re' të klubit të Partizanit/ FOTO
Klubi i Partizanit bëhet me shtëpi. Pak ditë përpara festimit të 70-vjetorit të krijimit të klubit, të kuqtë kanë gjetur më në fund marrëveshjen për marrjen me koncension të terreneve ku do të ndërtohet shtëpia e re e Klubit Partizani.

je në ambjentet e Ministrisë së Ekonomisë, presidenti Gazmend Demi nënshkroi kontratën përfundimtare të kësaj marrëveshjeje. Kompleksi sportiv i Partizanit, veç akademisë dhe dy impianteve stërvitore do të ketë dhe një stadium të ri me një kapacitet, 4500 vendesh.

Ky stadium do të plotësojë të gjithë standartet e përcaktuara nga Uefa dhe do të jetë gjithashtu dhe shtëpia e skuadrës së kuqe duke i shtuar në këtë mënyrë një tjetër impiant kryeqytetit.

Projekti i këtij lloji, i cili sipas klubit do të jetë më moderni në vend dhe në rajon, pritet të përfshijë dhe një hotel, një palestër, një pishinë dhe një qendër SPA. Të gjitha do të jenë në funksion të ekipit të parë dhe të Akademisë së Klubit të Futbollit të Partizanit.

Prej kohësh klubi kryeqytetas kërkonte të kishte një shtëpi të re, pasi ju mor disa vite më parë kompleksi historik që gjendej në rrugën “Frosina Plaku” duke e lënë skuadrën pa një ambjent.

shtepia e partizanit

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)