Firmoset marrëveshja, deri në 2030
Rajoni i ndërlidhur në infrastrukturë

Firmoset marrëveshja, deri në 2030<br />Rajoni i ndërlidhur në infrastrukturë
PRISHTINE - Deri në vitin 2030 kryeqytetet, qendrat ekonomike dhe portet kryesore të rajonit do të jenë të lidhura ndërmjet tyre në infrastrukturën rrugore. Kjo është marrëveshja e firmosur ditën e sotme ndërmjet Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Transportit të Ballkanit Perëndimor në samitin që u mbajt në Prishtinë në vijim të Konferencës për rajonin zhvilluar në Berlin.

Në bazë të kësaj marrëveshje të firmosur synohet përfshirja dhe përfundimi i autostradës Adriatiko-Joniane ose e quajtur ndryshe autostrada e kaltër. Ajo do të kalojë nga Shqipëria dhe do të shtrihet nga Kroacia deri në Greqi, portin e Durrësit. Në këtë rrjet ndërlidhjes të rajonit përfshihet edhe lidhja hekurudhore e Shqipërisë me Malin e Zi, Korridori 8, etj.

Projektet e këtij rrjeti do të paraqiten në Samitin e Vjenës si projekte prioritare, financimi i të cilave do të sigurojë ndërlidhjen e rajonit dhe rritjen e tij ekonomike.

samiti i ballkanit

Samiti i Ballkanit, morën pjesë Bushati e Haxhinasto
Në samitin e Ballkanit morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto. Gjatë takim u konfirmua angazhimi ndaj procesit të nisur me Konferencën e Berlinit, që synon të prodhojë rezultate të prekshme nga procesi i integrimit evropian dhe i bashkëpunimit rajonal, duke filluar nga Samiti që do të mbahet në Vjenë, më 27 gusht 2015.

Në fjalën e tij Ministri Bushati vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit ndërmnjet vendeve të Ballkanit që është rritur së tepërmi falë këtyre samiteve të mbajtura.  

“Vlerësoj ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe formate të tilla takimesh që kanë mundësuar një bashkëpunim më të mirë për Ballkanin. Ndërlidhja ka të bëjë me afrimin mes popujve dhe afërsinë gjeografike duhet ta përkthejë në një hapësirë të përbashkët zhvillimi. Sfidat me te cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane sot imponon një ndërlidhje më të madhe për rajonin tonë”. tha Ministri

Duke analizuar mangësitë e rajonit tonë në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore Ministri Bushati vlerësoi marrëveshjen e firmosur ditën e sotme.

“Kriza financiare e zonës euro nuk është përdorur për të financuar projekte në jug dhe juglindje  të Evropës. Krahas metodologjisë realiste të Komisionit Evropian për ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit të Ballkanit Perëndimor, institucionet evropiane duhet të punojnë për një paketë zhvillimore të rajonit”. tha Bushati

samiti i ballkanit

samiti i ballkanit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re serbe

Borrell: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re serbe