TIRANE - Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë. Marrëveshja u firmos nga pala shqiptare nga ana e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe nga përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Tahseen Sayed.
Në fjalën e tij Ministri i Financave Cani teksa falënderoi BB për mbështetjen e vazhdueshme e cilësoi këtë marrëveshje si një hua të mirë sa i përket termave financiarë dhe ekonomikë.
Ndërsa nga ana e tij Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo hua do të shkojë për mirëmbajtjen e 1400 km rrugë me qëllim përmirësimin e jetës dhe uljen e
numrit të aksidenteve.
“Bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e rrugëve parësore që ka vendi. Janë rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çdo qindarkë e hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve tona, jo vetëm që ofron më shumë siguri, por gjithashtu e vendos një aset që ka vendi në një gjendje qëndrueshmërie.” tha Haxhinasto
Për Bankën Botërore, Sayed nënvizoi se është me rëndësi që të punohet në drejtim të uljes së numrit të vdekjeve në aksidente, që siç tha ajo momentalisht në vendin tonë është sa dyfishi i vendeve të rajonit.
Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.
Cani: Një hua e mirë për termat financiarë dhe ekonomikë
Ministri i Financave Shkëlqim Cani vlerësoi marrëveshjen e huasë me Bankën Botërore e cila do të jetë me afat 25 vjeçar, duke e cilësuar këtë si një marrëveshje e mirë sa
i përket anës financiare dhe ekonomike.
“Falenderojmë BB për marrëdhëniet e shkëlqyera të realizuara deri më tani. Si gjithnjë BB ka qenë mbështetëse e përmirësimeve të ndjeshme të ekonomisë shqiptare. Edhe kjo hua shkon për përmirësimin e jetës. 65.9 milionë eurot dhe me kohëzgjatje 25 vite do të shkojnë për sigurinë në rrugë. 7 vite janë pa pagesë principali. Është një hua e mirë për termat financiarë dhe ekonomikë.” tha Cani

Haxhinasto: Shtojmë sigurinë në rrugë, përmirësojmë cilësinë
Nga ana e tij Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi rëndësinë e kësaj huaje që synon të përmirësojë standardin dhe cilësinë në rrugë. Haxhinasto tha se janë 1400 km rrugë kryesore në vend që do të mirëmbahen.
“Dëshiroj ta nis duke falënderuar BB për mbështetjen në infrastrukturën e vendit. Edhe kjo marrëveshje është një kontribut i drejtpërdrejt për shërbime më cilësore për qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e rrugëve parësore që ka vendi. Janë rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çdo qindarkë e hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve tona, jo vetëm që ofron më shumë siguri, por gjithashtu e vendos një aset që ka vendi në një gjendje qëndrueshmërie. Fakt është që rrugët e vendit, edhe pse është investuar në mënyrë të konsiderueshme dhe ne e pranojmë, ka një hendek të madh për mirëmbajtjen e tyre. Sot duhen rreth 90 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve të përfunduara.” tha Haxhinasto

BB: Me rëndësi ulja e numrit të vdekjeve në aksidente rrugore
Tahseen Sayed tha se edhe Bankës Botërore e mbështet objektivin e qeverisë në infrastrukturë, me qëllim uljen e rasteve të vdekjeve në aksidente rrugore. Sipas Sayed, Shqipëria ka dyfish më të lartë numrin e vdekjeve në aksidente rrugore në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
“Banka Botërore ka qenë në fakt mjaft aktive për infrastrukturën. Edhe dy marrëveshjet e fundit që kemi lidhur me Shqipërinë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë shumë të suksesshme, dhe besoj se në këtë frymë do të vijohet. Ashtu si qeveria edhe ne e konsiderojmë infrastrukturën si një pikë kyçe për ekonominë. Megjithatë dua të përmend disa sfida në fushën infrastrukture. Është e rëndësishme që të përcaktohen përparësitë siç duhet dhe të mbështeten ata objektiva. Po ashtu do të ishte mirë që të mos krijohen pagesa të prapambetura, kryesisht të lidhura me punimet në investimet kapitale. Po ashtu siç u përmend nga ministri është pjesa e mirëmbajtjes. Një nga planet e qeverisë është ulja e vdekjeve për shkak të aksidenteve që vijnë nga infrastruktura rrugore. Megjithatë po të shikojmë statistikat, është sa dyfishi i numrit të vdekjeve në aksidente në vendet e rajonit. Kjo është një axhendë e rëndësishme për ne. Po ashtu synohet që të ulen me 15% deri në vitin 2020 numri i aksidenteve me vdekje.” tha Sayed

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO