Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri pikat kryesore të projektit! Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në bashkëpunim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë nënshkruar marrëveshjen mes dy institucioneve për futjen e futbollit në shkolla. Tri pikat kryesore do jenë, në krijimin e ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare, baza materiale dhe trajnimi i mësuesve. Armand Duka në fjalën e tij tregoi se vizita e kreut të FIFA, Infantino, si edhe vizita e tij me ministren kanë qenë deçizive për një projekt të tillë. Në fillim të fjalës së saj, ministrja Kushi veçoi tre pikat ku do synojë projekti.

"Në shtatorin e vitit të kaluar, Shqipëria u vizitua nga presidenti i FIFA-s, zoti Infantino. Diskutuam për shumë projekte, jo vetëm për mbështetjen e futbollit në Shqipëri, por edhe për shumë mundësi dhe mbështetje që FIFA ofron për vendet anëtare për futbollin e shkollave. Që të nesërmen nisëm nga puna bashkë me FSHF-në për të hartuar projektin dhe marrëveshjen që do firmosim sot, që është i fokusuar kryesisht:

Në krijimin e ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare.

Në furnizmin me bazë materiale të shkollave për zhvillimin e këtyre aktiviteteve sportive.

Trajnimin e mësuesve të edukimit fizik, që më pas do të shërbejnë si trajnerë të ekipeve sportive në të ardhmen", tha ministrja Kushi në fillim të fjalës.

Më pas pas Kushi u ndal edhe në rëndësinë që FIFA ka dhënë me mbështetjen e saj në këtë projekt.

"Ky projekt do të mbështetet totalisht nga FIFA. Në fazën e parë do të përfshihen 116 shkolla 9-vjeçare, për djem dhe vajza, ndërsa në fazën e dytë do të jenë 416 shkolla të tjera. Hap pas hapi qëllimi do të jetë identifikimi dhe mbështetja e talenteve, por mbi të gjitha do të jetë një projekt që mbështet familjet shqiptare. Futbolli është ndër sportet më popullore. Ky projekt është mbështetje për familjet shqiptare, fëmijët e tyre do përfshihen në ekip të ndryshme të futbollit pa paguar para. Lehtësohet edhe barra e familjeve për të angazhuar fëmijët në sportin e futbollit. Kemi një sërë projektesh të tjera, si ai i ekipeve sportive për volejboll dhe basketboll, me rreth 10 mijë nxënës të angazhuar në gjithë Shqipërinë, por edhe shumë mësues. Ky projekt do shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë. Sporti për nxënësit është shëndet, shëndet fizik, shëndet mendor, shëndet social, por zhvillimi i sportit është edhe zhvillim ekonomik, zhvillim për turizmin dhe është promovimi më i mirë që i bëhet Shqipërisë. Falënderoj shumë FSHF-në, presidentin Duka, me të cilin kemi bashkëpunim të mirë, edhe për projekte të tjera. Do punojmë që të bëjmë realitet kualifikimin në Euro 2024 të Kombëtares. Mbi të gjithë faleminderit edhe FIFA-s dhe zotit Infantino, i cili u angazhua personalisht në këtë projekt", tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Futja e futbollit në shkolla, Armand Duka pas marrëveshjes: Sporti largon të rinjtë nga veset

Në firmosjen e marrëveshjes për futjen e futbollit në shkollat 9-vjeçare, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka në fjalën e tij tregoi se vizita e kreut të FIFA, Gianni Infantino, si edhe takimi i tij me ministren kanë qenë deçizive për një projekt të tillë.

“Marrëveshja që do të firmosim siç e sqaroi ministrja, do të konsistojë në hapjen e skuadrave të futbollit në shkolla, është një projekt pilot. Është një insistim i ministres, së rrallë ndonjëherë, në takimin e inaugurimit të shtëpisë së futbollit që pati me presidentin e FIFA-s, Infantino. Ia arriti që ky projekt të zbatohet, në 116 shkolla në fillim. Futbolli nuk është thjesht një aktivitet, por shumë i rëndësishëm për edukimin e brezit të ri. Ne kemi insistuar, por u desh ky takim i ministres me presidentit të FIFA-s për t’u konkretizuar", tha Duka.

Kreu i FSHF-së, Duka më pas vijoi me falenderimin e të gjithë aktorëve që u mbyll me firmosjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për fëmijët në shkolla.

"Dua ta falënderoj për bashkëpunimin mes stafit të saj dhe të FSHF-së. Sporti është shumë i rëndësishëm në edukimin e shëndetshëm të brezave, të edukimit të punës në grup. E ka dëshmuar Kampionati Botëror dhe festa e fundit, e ka dëshmuar finalja e Conference League, që u zhvillua më parë në Tiranë. Për këtë kemi një bashkëpunim shumë të mirë, më të mirin e historisë sonë me Ministrinë e Arsimit, për të ndihmuar zhvillimin e futbollit në shkolla", vijoi Duka.

Armand Duka u ndal edhe te 10 turnetë sportivë që vitin 2023 do zhvillohen në vendin tonë.

"Si asnjëherë tjetër, këtë vit në Shqipëri do të zhvillohen 10 turne evropiane, që do të thotë se i besojnë trupës sonë. Projekti që ne po firmosim sot do të shtojë numrin e fëmijëve që merren me sport, duke i larguar nga veset e këqija. Do të jenë nëna më të mira, baballarë më të mirë dhe menaxherë më të mirë për vendin", tha Armand Duka.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jeton: 16/01/2023 23:48

    po por po rritet mashtrimet ne sporte profesionale si nga drejtuesit e federatave ne bashkepunim me sportistet nuk shkohet ne Europe keshtu keto jane vetem per ti bere qejfin vetes e hedhe sy taksapagueseve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion