Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, duke ju referuar skandalit të pak ditëve më parë ku u publikuan pagat e mbi 694 mijë shqiptarëve, theksoi se me sistemin e ri do të ketë mbrojtje shumë më të madhe të të dhënave të qytetarëve.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shtoi se vlerëson bashkëpunimin për të adresuar sfidën e madhe për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike dhe theksoi se do të jetë një vlerë e shtuar për NATO-n.

"Një sfidë e jashtëzakonshme por jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Patëm një ngjarje të rëndë me rrjedhjen e pagave të punonjësve në Shqipërisë. Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta. Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por janë edhe sulmet nga brenda atyre personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjnë dëm. Rrjet mbrojtje digjitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse", - tha Rama.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje do të shërbejë si udhërrëfyes i strategjisë për forcimin e sigurisë së sistemeve tona digjitale.

"Sulmet kibernetike ndodhin çdo 14 sekonda në botë. Qeveria Shqiptare është e vetëdijshme për rrezikun që paraqesin sulmet kibernetike dhe rrjedhja e informacioneve. Ne po ndërmarrim sot një qasje proaktive ndaj sigurisë kibernetike. Në kuadër të dy marrëveshjeve me SHBA, sot nënshkruajmë marrëveshjen që do shërbejë si udhërrëfyes për mbrojtjen e sigurisë digjitale. Do dizenjojmë strategji edhe për ndërgjegjësimin e atyre që menaxhojnë të dhëna sensitive por edhe qytetarët për ndarjen e të dhënave të tyre personale. Qeveria po ndërmerr hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave të tyre", tha Balluku.

Për personalitetin e ushtrisë dhe politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themelues i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, deklaroi se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.

"Jemi të nderuar që jemi të gjendje të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv. Unë kam patur privilegjin ta vizitoj Shqipërinë në pozicionin e drejtuesit të Aleancës Supereme dhe kam dëshmuar momentin kur Shqipëria u bë anëtare e  NATO-s, moment krenar. Puna që do bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantiku Verior, vende mike e demokratike, për të parë se çfarë mund të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrimë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë një shkallë sigurie, vende pune dhe begati. Është e rëndësishme që shqiptarët të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Nuk do ju zhgënjejmë", u shpreh ai.

 


Momenti pas firmosjes së marrëveshjes

 

Ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale. Skandali i publikimit të pagat bëri që qeveria të kërkojë konsulencë dhe lidhë marrëveshje me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes kibernetike kompaninë " Jones Group International".

Kush është kompania Jones Group International
Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones. Pas 42 vitesh shërbimi në Korpusin Detar të SHBA, gjenerali Jones ka shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e tij shumëvjeçare për të formuar Jones Group International. Metodologjia dhe eksperienca e kompanisë vjen nga nivelet më të larta të eksperiencës që gjenerali Jones ka pasur në ushtrinë amerikane. Kjo kompani ka bashkëpunim me shumë qeveri në botë duke ofruar siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
Firmosja e marrëveshjes për mbrojtjen kibernetike me kompaninë amerikane, Gjenerali amerikan: Sukses transformues, do sjellë shkallë të lartë sigurie

 

Personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, tha se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.

"jemi të nderuar që jemi të gjendje të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv. Unë kam patur privilegjin ta vizitoj Shqipërinë në pozicionin e drejtuesit ët Aleancës Supereme dhe kam dëshmuar momentin kur Shqipëria u bë anëtare e  NATO-s, moment krenar. Puna që do bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantiku Verior, vende mike e demokratike, për të parë se çfarë mund të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrimë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë një shkallë sigurie, vende pune dhe begati. Është e rëndësishëm që shqiptarët ët jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Nuk do ju zhgënjejmë", u shpreh ai.

Ora 10:59
Skandali i publikimit të pagave, Rama: Me sistemin e ri mbrojtje shumë më e madhe e të dhënave

 

Kryeministri Rama premtoi edhe një herë se me sistemin e ri të mbrojtjes kibernetike, duke përmendur edhe skandalin e para pak ditëve të publikimit të listës së pagave të mbi 694 mijë shqiptarëve.

"Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por jane edhe sulmet nga brenda tyë personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjne dëm. Rrjet mbrojtje dixhitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm përm keq por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem sicc është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem", tha Rama.

Ora 10:54
Marrëveshja për forcimin e sigurisë digjitale, Rama: Objektivi ynë të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike

 

Firmoset marrëveshja për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vendin tonë me kompaninë amerikane “Jones International” e cila drejtohet nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se vlerëson bashkëpunimin për të adresuar sfidën e madhe për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike.

"Një sfidë e jashtëzakonshme por jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Patëm një ngjarje të rëndë me rrjedhjen e pagave të punonjësve në Shqipërisë.Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta.”-tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 11/01/2022 16:00

    Ka shqiptar sa te duash qe mund ta bejn sh her me mir kete sigurine kibernetike..nga e gjeni qe pas cdo gjeje te ahtoni amerikane amerikane.keshtu qe dhe ajo kompania amerikane e unazes o edi...le nam o burr

    Përgjigju
  • Beni: 11/01/2022 15:25

    Sa kushtoi,me siguri ndo je shifer e frikshme

    Përgjigju
  • Lioncino: 11/01/2022 14:49

    Pasi ka dale cdo gje sheshit, bejne teatro. 200mije leke kushtojne te dhenat e shqiptareve, shteti i Edi Rames me breke neper kembe.

    Përgjigju
  • LORA: 11/01/2022 13:59

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja