Një aleancë kundër dështimeve të Ramës e quajti kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim, Monika Kryemadhi, marrëveshjen e firmosur nga ajo me Partinë Demokratike. Në fjalën e saj pas firmosjes së marrëveshjes, Kryemadhi tha se ditë më të mira do të vijnë.
"Bashkojmë forcat për të mirën e popullit shqiptar. Ndryshimi është i paevitueshëm dhe ditë më të mira do të vijnë. Një parti si ne që në thelb ka socialdemokracinë dhe PD e djathtë ne do të vijojmë të jemi dy entitete me identitetin e tyre. Do të kemi mosdakordësi por do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të vendosim para interesin e shqiptarëve.
Ne dhe PD besojmë se vendi po shkon në rrugë të gabuar. Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria. Ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur edhe në qeverisjen e re. Do të punojmë krah për krah njëri-tjetrit në çdo rrugicë. Ne jemi përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë post COVID.
Dua t'ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi. Referendumi i 25 prillit është mision kombëtar për t'i dhënë fund çdo sekti që kërkon të marrë peng Shqipërinë e shqiptarëve", tha ndër të tjera Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
DOKUMENTI/ Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen me 13 pika për koalicion paszgjedhor, shkrijnë edhe sloganet në 'Shqipëria, shtëpia që fiton'
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43