Firmosi shkarkimin e Hajdarit, deputeti: Mosfunksionim mes grupit demokrat, nuk cenohet roli i saj në reformën zgjedhore

Deputeti i opozitës Halil Jakimi, i cili ka votuar pro zëvendësimit të Rudina Hajdarit me Myzlim Murrin në krye të grupit demokrat, ka treguar dhe aryset e këtij vendimi. Në një prononcim për Report tv Jakimi shprehet se arsyeja ka qenë mosfunksionimi dhe mosmarrëveshjet që kishin brenda grupit demokrat. Deputeti sqaron se ky vendim i marrë nga shumica e grupit nuk do cenojë rolin e Rudina Hajdarit në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe as në tryezën e Këshillit Politik pasi kauza për lista të hapura dhe ndryshim të kodit penal është dhe kauza e tij, shprehet Jakimi.

 “Në situatën politike ku jemi për qytetarët është e rëndësishme dhënia e mesazheve publike dhe kemi marrë vendim për të vendosur në krye Myslim Murrizi. Nuk ka asnjë lidhje fakti që nuk u vendosa kryetar i komisionit të Medias. Më e rëndësishme është angazhimi im për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Është një vendim që është marrë me shumicë votash. Nuk ka pasur një diskutim konkret mes grupit, deri tani është çështje e mosfunksionimit të grupit. Unë e kam deklaruar dhe dje në foltoren e Kuvendit që jam kundër reformës zgjedhore nëse nuk ndryshohet sistemi. Ne kërkojmë hapjen e këtij debate të madh kombëtar për ndryshimin e sistemit. Zëvendësimi i zonjës Hajdari në grupin demokrat nuk ka lidhje me pozicionin e saj në tryezën e reformës zgjedhore”, tha Jakimi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb