Firmosja e marrëveshjes për mbrojtjen kibernetike me kompaninë amerikane, Gjenerali amerikan: Sukses transformues, do sjellë shkallë të lartë sigurie

 

Personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, tha se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.

"jemi të nderuar që jemi të gjendje të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv. Unë kam patur privilegjin ta vizitoj Shqipërinë në pozicionin e drejtuesit ët Aleancës Supereme dhe kam dëshmuar momentin kur Shqipëria u bë anëtare e  NATO-s, moment krenar. Puna që do bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantiku Verior, vende mike e demokratike, për të parë se çfarë mund të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrimë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë një shkallë sigurie, vende pune dhe begati. Është e rëndësishëm që shqiptarët ët jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Nuk do ju zhgënjejmë", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara