Firmosja e marrëveshjeve me SHBA, Hasani: Hap i rëndësishëm që përforcon partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara

Firmosja e marrëveshjeve me SHBA, Hasani: Hap i rëndësishëm që përforcon partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara

1708024042_iglihasaniantonyblinken.PNG

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Sekretari i Shtetit e SHBA, Antony Blinken firmosën sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjetin social 'X', Hasani shkruan se marrëveshjet e firmosura janë një hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Një tjetër hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa punojmë së bashku për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin kulturor dhe për të adresuar kërcënimet në rritje nga aktorët e huaj në fushën digjitale"- shkruan Hasani. 

Memorandumi i parë ofron një kornizë bashkëpunimi për të monitoruar dhe kontrolluar informacionin e shtetit te huaj për të luftuar manipulimin e tij nga aktorët e huaj në mënyrë që të mbrohen vlerat e përbashkëta te demokracisë në nivel ndërkombëtar.
 
Përmes këtij MOU Shqipëria dhe SHBA shprehin vullnetin që të punojnë së bashku edhe me kombet njëmendëse, për të luftuar informacionin e manipuluar. Ky bashkëpunim do të përfshijë hartimin e politikave kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kërcënime të tilla, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh. 

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Programi i Shkëmbimit Akademik Fulbright synon që çdo vit të propozohen studentë, staf akademik dhe profesionistë nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë për të studiuar në universitetet e SHBA-së dhe të koordinohet nga përfaqësuesi amerikan, pjesëmarrja e studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të Shteteve të Bashkuara në studim, kërkimet ose trajnime akademike në institucionet akademike apo institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.
 
Me anë të këtij memorandumi mirëkuptimi, Qeveria e Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të mbështesë nga ana financiare programin e shkëmbimit akademik “Fulbright Student” për të krijuar mundësi të tjera shtesë për studentët, në mënyrë që të bëhen pjesë e këtij programi.


Lajmi kryesor:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken viziton Tiranën: Mirënjohës për mikpritjen e afganëve! Rama, udhëheqës i shquar! Takon Dumanin e krerët e drejtësisë


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë