Ndalohen fishekzjarret për festa private a në mesnatë, gjobë deri në mbyllje biznesi! Ligji për ndotjen akustike prej 2007-ës, institucionet s’e zbatojnë

Kushdo që shkakton zhurma në zona të banuara, kryesisht me hedhje fishekzjarrësh në mesnatë, do të gjobitet, e madje nëse janë biznese, do rrezikojnë të mbyllen. Ligji ekziston prej 2007-ës, por institucionet nuk e zbatojnë. Në këto kushte, tri ministri lidhën një marrëveshje që synon të luftojë ndotjen akustike në zona të banuara duke shtuar kontrollet në terren.

Autorët e zhurmave që shkaktojnë ndotje akustike do të përballen me gjoba, deri në mbyllje të aktivitetit. Policia e rendit do të ushtrojë kontrolle të shtuara për zhurmat në zonat urbane bashkë me policinë bashkiake. Tri ministri firmosën një udhëzim të përbashkët i cili synon të rregulloj në mënyrë ligjore problematikën.

“Përcaktojmë nivelet kufi të lejuara të zhurmës në mjedise të ndryshme, të brendshme apo të jashtme. Krahas dënimit me gjobë, në varësi të dëmit që shkakton zhurma, mund të vendoset edhe mbyllja e përkohshme apo e përhershme e veprimtarisë ekonomike, sipas ligjit.”-tha Balla.

Fenomen shqetësues mbetet hedhja e fishekzjarrëve në mesnatë, për të cilat sytetarët ankohen më shumë. Edhe pse prej 3 vitesh ka një ligj që e rregullon këtë pjesë, thuajse asgjë nuk është bërë.

“Duhet të përfundojë dhe të zbatohet në mënyrë të rreptë rregulli nga Policia e Shtetit praktika e hedhjes së fishekzjarrëve në orët e vona të natës nga persona të papërgjegjshëm, që festojnë festa private familjare, duke prishur gjumin dhe qetësinë e natës të një qyteti të tërë.”-u shpreh Balla.

Ligji për zhurmat daton në vitin 2007. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndër arsyet e mosfunksionimit siç duhet përmendi edhe kalimin e topit nga një institucion në tjetrin.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha se zhurmat janë të dytat si shkaktare sëmundjeje, pas ndotjes së ajrit.

Marrëveshja vjen pothuajse në nisje të sezonit të festave të fundvitit, periudhë në të cilën a shtim të lartë të hedhjes së fishekzjarrëve. Policia do të kontrolloj të gjitha subjektet e tregtimit të tyre.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luiza: 15/11/2023 21:28

    Aman o zot kur bejne ligje per zhurma fishekzjarresh ne shqiperi. Ktu ka lloj lloj zhurmash akustike qe te shkaterrojne sistemin nervor nga mengjesi deri ne darke, ketyre i del pune me fishekzjarret.

    Përgjigju
  • alo alo: 15/11/2023 19:14

    Shumë mirë ! Por për zhurmat e makinerive të cilat punojnë natën për ndërtimet e pallateve dhe kullave do ketë gjobë ? Apo ato nuk quhen zhurma ? Fishekzjarret në mesnatë zgjasin maksimumi deri në 3-4 minuta. Makineritë zhurmojnë shumë herë më gjatë.

    Përgjigju
  • Tahipi: 15/11/2023 18:51

    Ju ndaloni hedhjen e fishekzjarrëve per festa se bejne zhurmë. E per zhurmën e makinave me marmita te modifikume qe bane dit nat ska problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit