Fishekzjarrët shkaktojnë panik edhe për miliona kafshë

Fishekzjarrët shkaktojnë panik edhe për miliona kafshë

Një natë tmerri për miliona kafshë është mënyra se si një grup mjedisor gjerman e përmblodhi natën e Vitit të Ri, në një vend të njohur për përdorimin e rrezikshëm të fishekzjarreve në fillim të vitit.

Grupi Deutsche Umëelthilfe (DUH), përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për ndalimin e fishekzjarrëve.

‘Përdorimi i mjeteve piroteknike çon në lëndime të shumta, nivele të larta të ndotjes nga grimcat dhe shumë mbeturina dhe sulme ndaj shërbimeve të urgjencës’, tha DUH.

“Dhe ishte një natë tmerri për miliona kafshë që u kapën nga paniku nga fishekzjarrët”, theksoi ai. DUH i bëri thirrje ministres së Brendshme, Nancy Faeser që të ndalojë shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike nga individët në natën e Vitit të Ri.

“Ne po mendojmë për të gjithë ata të lënduar, duke përfshirë shumë kalimtarë dhe fëmijë, dhe familjet e tyre. Ne mendojmë për miliona njerëz dhe kafshë që janë gjithashtu të prekur nga paniku, ndotja e ajrit që shkakton sëmundje, zjarre dhe shumë më tepër”, tha drejtori federal i DUH, Jurgen Resch në deklaratën për shtyp.

”Nuk mund të pranojmë më që të gjithë të vuajnë kështu”, shtoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli