Fishta e Lezhës është një fshat i shënjuar tashmë në hartën e turizmit. Përpos restoranteve, së fundmi po hapen dhe bujtina pasi është rritur fluksi i turistëve. Gëzim Prenga është një i ri, kthyer nga emigrimi që ka restauruar shtëpinë e gjyshit dhe sot pret me dhjetëra turist nga mbarë bota.
Shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1950 e restauroi, duke e kthyer në bujtine për pritjen e turistëve. Ky është Gëzim Prenga, një prej të rinjve në fshatin Fishtë të Lezhës, i cili provoi emigracionin, por u rikthye për të ndërtuan jetën në vendlindje. Për Report tv, Gëzim Prenga tregon si e mori iniciativën për të investuar në turizëm, në një kohë kur fshati i tij është kthyer në destinacion për të huajt.
Ai tregon se nga ky aktivitet të ardhurat janë të kënaqshme.
“Në këtë shtëpi pritëse për turistët e cila ka 4 dhoma janë vetëpunësuar të gjithë anëtarët e familjes dhe të ardhurat deri më tani janë të kënaqshme. Numri gjithnjë në rritje i turistëve në Fishtë të Lezhës, por edhe në fshatrat përreth po nxit banorët të ndërtojnë bujtina. Vetëm gjatë viteve të fundit janë hapur 10 të tilla duke ndikuar pozitivisht në ekonominë familjare të vendasve. Një rol të rëndësishëm në promovimin e zonës ka luajtur Altin Prenga i Mrizit të Zanave”, tha ai.
Nga ana tjetër, sipërmarrësi Altin Prenga, shprehet se shtimi i numrit të turistëve, ka bërë që të ketë edhe një shtim të njësive akomoduese.
“Fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga mbi 100 mijë turistë në vit, ndaj dhe shtimi i njësive akomoduese është domosdoshmëri”, thekson sipërmarrësi Altin Prenga.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 10:42
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51