Fishta e Lezhës është një ndër fshatrat e përzgjedhura në projektin e 100 fshatrave, që synon t’iu japë zhvillim këtyre zonave. Përfshirja e Fishtës në këtë program të qeverisë është pritur mjaft mirë nga banoret. Ata thonë se nuk e kishin menduar asnjëherë se fshati i tyre do të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa janë të bindur se zbatimi i projektit të lancuar nga qeveria do të japë një ndikim mjaft pozitiv edhe për ekonominë e tyre familjare.
“Po ta njohin “Fishtën” kush nuk vjen këtu? Të gjithë njerëzit do interesohen ta vizitojnë,” tha një banor i fshatit Fishtë.
“Nëse bëhet diçka me siguri bëhet diçka, ma do mendja dhe shpirti që jo 100% por 50% do të kthehen, në të ardhmen më të vogël pse jo të mos bëj një biznes të vogël,” shpjegoi një tjetër banorë i fshatit.
Përfshirja e Fishtës ne projektin e 100 fshatrave nuk është një rastësi. Gjithçka lidhet me agroturizmin, duke e kthyer nga një zonë të braktisur ne një destinacion mjaft të pëlqyer turistik, ku një nga kontribuuesit është edhe Altin Prenga.
Shumica e njerëzve janë larguar jashtë shtetit për një mundësi më të mirë jetese, normalisht edhe për të zhvilluar ekonominë e tyre. Tani është një mundësi e mirë për zhvillimin e ekonomisë dhe për hapjen e bizneseve, kjo është gjë e mirë që njerëzit të kenë mundësi të punojnë në fshatin e tyre,” tha Altin Prenga.
“Programi i 100 fshatrave” synon të ofroj një qasje të integruar për zhvillimin rural, dhe kërkon të arrij objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale. Aktualisht Fishta e Lezhës vizitohet nga më shumë se 70 mijë turist në vit.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO