Banori i Borizanës në Report TV: 40 denoncime për guroret në komisariatin e Fushë Krujës! Shefi na tha po dolët të bllokoni guroret ju vë prangat

FUSHË KRUJË- Një grup xhirimi nga Report TV udhëtoi drejt Borizanës, 7.5 km larg Fushë Krujës, në fshatin që mbi kokë kanë gurore. Njëra prej tyre është e Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist, Ramazan Rraja.

Shpërthimet e fuqishme me dinamit prej kohësh janë kthyer në shqetësim për banorët e Borizanës të cilët thonë se po u shkatërrohen shtëpitë. Pikërisht pse u ankuan dy banorë të fshatit, kushërinj të fisit Maja u dhunuan barbarisht me shkopinj gome e bejsbolli nga anëtarë të fisit Rraja, të cilët mësynë lokalin mesditën e 6 korrikut. Mes dhunuesve ishte dhe djali i Ramazan Rrajës dhe dy vëllezërit e tij.

Nazmi Ruda, banori i zonës denoncon situatën dramatike në të cilën ndodhet fshati.Thotë se janë bërë 40 denoncime për guroren e fisit Rraja në komisariatin e Fushë Krujës dhe në vend që të merren masa janë kërcënuar nga shefi i këtij komisariati me burg e pranga nëse dalin të protestojnë për të bllokuar aktivitetin e tyre. Madje bën me faj shtetin i cili nëse do të kishte ndërhyrë në koha dhuna barbare dhe konflikti mes dy fiseve nuk do të ndodhte.

Kryetari i degës që banori thotë se i ka kërcënuar me burg është ish shefi i komisariati të Krujës Elton Shahini, i cili mbante denoncimet e qytetarëve në sirtar. Report TV mësoi se ishte larguar nga detyra vëtëm pak kohë para ngjarjes. Burime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë thanë se jo vetëm për rastin e sulmit barbar ndaj kushërinjve Maja, por për çfarë ndodh në Krujë, është ngritur një grup special hetimor. Do hetohet për kallëzime jo vetëm të fshatarëve të Borizanës, në lidhje me guroren që po u shëmb shtëpitë, por edhe të personave të tjerë, nga zyrtarë të lartë, pushtetarë vendorë, drejtues institucionesh, juristë, policë, shumë prej tyre të dorëhequr, si viktima të terrrorit, shantazhit dhe kërcenimeve.

Po të kishte marrë shteti masa nuk do kishte ndodhur kjo. 40 denoncime i kemi bërë në komisariatin e Fushë Krujës. I ke me fakte, kemi bërë takim me shefin e degës dhe na ka thënë po dolët e bllokuat guroren jeni të gjithë në burg. I kemi thënë jemi 50 familje. Çfarë të bëjmë?  Po qe ashtu na jepni lekë e të ikim nga Borizani. Jemi autoktonë këtu, por këto nuk marrin masa. Kryetari i degës thotë unë i vë hekrat për 30 minuta. Si i vë hekrat?! Një herë na mbyti tërmeti, tani dhe kjo"

Ajo çka kuptohet është se shpërthimet e guroeve nuk janë shqetësuese vetën për fisin Maja por dhe banorë të të tjerë të fshatit Borizan të cilët nuk kërkojnë të ndalet aktiviteti i guroreve por shteti të kontrollojë aktivitetin e tyre me qëllim të ata të mos shohin banesat që i kanë bërë me djersë të shemben.

“Shteti fle gjumë. Nuk merr asnjë masë. Ne nuk kemi asnjë problem  me asnjë fis, as me Rrajat. Por unë si banor, kam kërkuar të merren masa të paktën ti bllokojnë për momentin. Këtë apel e kam bërë në Report TV edhe para një muaji. Na nuk duam probleme me asnjë fis por duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë. Na me zor mbajmë fëmijët me bukë jo më të na prishin shtëpitë”, thotë ai.

Kërkesat e banorëve për shtetin ka qenë të qarta. Banori thotë se nëse shteti nuk do marrë masa urrejtja mes dy fiseve do përshkallëzohet

"Shteti ti bllokojë. Të verifikojë dokumentet.Sa është kriteri i plasjes. Po të kishte marrë shteti masa nuk do kishte ndodhur kjo..Prit se nuk ka fillu hala. Cunat po mjekohen po mbledhin fisin. Mu më vjen keq për dy fiset por nis hasmëria dhe shteti bën punën e arbitrit kush e fut golin ma parë. Është turp o vëlla!”vijoi ai."

 Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe pronarët po i kërcënojnë.

“Problemi është të marrë masa shteti.  Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20-30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë, që kanë gurore, s’na kanë bërë probleme ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori për Report Tv.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Dëmet nga shpërthimet në gurore, banorët e Borizanës për Report Tv: Jemi ankuar në polici, asnjë masë! Puna vijon

 

Banorët e Borizanës thonë për Report Tv se janë ankuar në polici për dëmet që u shkaktojnë shpërthimet në gurore, por ende puna vijon dhe nuk është marrë asnjë masë.

“Shpërthimet bëhen si t’iu vije atyre mbarë terezia. Si ta kenë mbarë ata. Probleme ka sa duash, krisje, edhe një muaj me vazhduar s’ka shtëpi. Ndërtesën e kam bërë në 2014. Kemi bërë protestë, këta që janë në punë nuk vijnë askund. Me ua shemb edhe shtëpinë nuk dalin. Jemi ankuar në polici, puna vazhdon. Këtu dy gurore kanë qenë në fillim, nuk përbënin shumë problem. Janë bërë dëmtimet e shpeshta këto tre muajt e fundit.

Problemin e guroreve e ndjejmë ka 15 vjet, i kanë heq nga zona e Krujës dhe i kanë sjell këtu. Guroret po shtohen. Shtëpinë time e kanë shpallur më të papërballueshme këtu në lagje, me mend se kanë rregulluar çdo gjë, kur shkoj atje as emrin asgjë, nuk kisha fare. Këta kanë marrë inxhinierë të të tjerë që i kanë nxjerr jashtë përdorimit. Kam shkuar në komunë, bashki, vijmë sot, vijmë nesër”, thanë banorët.

Ora 11:50
Report Tv sjell pamjet, ja dëmet e shkaktuara në banesat në Borizanë nga shpërthimet në gurore

 

Report Tv sjell pamjet nga dëmet që janë shkaktuar në një nga shumë banesat që ndodhen pranë guroreve në fshatin Borizanë të Krujës, një nga të cilat u bë edhe ‘mollë sherri’.

Dhuna e fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në Borizanë, nisi si pasojë e shqetësimeve të tyre dhe të banorëve të tjerë të zonës për shpërthimet në guroret e pozicionuara shumë pranë banesave të tyre.

Siç duket në pamjet e siguruara dëmet dhe plasaritjet e banesave janë të konsiderueshme. Guroret me shtëpitë janë në distancë ajrore 100 apo 200 metra dhe shpërthimet sipas tyre dëgjohen shpesh.

Për Report Tv ato deklarojnë se kanë bërë protesta që më herët, por janë mbyllur shpejt. Ankesa sipas tyre kanë bërë nëpër institucione te ndryshme, kryesisht lokale, por asgjë nuk është bërë. Guroret e para janë ndërtuar rreth 15 vite më parë, por së fundmi janë shtuar të tjera që e ka bërë problemin më të dukshëm.

Ora 11:47
Rrajat dhunë në Krujë për guroret, banori për Report Tv: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i komisariatit na kërcënoi të mos ankohemi se do na fusë në burg

 

Një banor i Boriznaës, thotë për Report Tv se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për dëmet që u shkaktojnë në banesa shpërthimet në gurore. Ai u shpreh se shefi i komisariatit u ka thënë që të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore pasi i fusin të gjithë më burg për 30 minuta.  

"Kemi bërë 40 denoncime, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta", tha ai.

Ora 11:25
Dhuna në Krujë për guroret, banori për Report Tv: Po nuk i arrestuan Rrajat, do nisë lufta mes fiseve

  Report Tv ka shkuar në fshatin e Borizanës, pas shqetësimeve të banorëve se shpërthimet në gurore u dëmtojnë banesat dhe pas dhunës barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja. Një banor tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, se shteti duhet të marrë masa pasi dy fiset do të vriten me njëri-tjetrin.

Ai u shpreh se fisi Rraja i kërcënon banorët e zonës se do i rrahin e do i vrasin nëse ankohen, ndërsa tha se deri më tani kanë bërë 40 denoncime në komisariat për fuoret që u shkaktojnë dëme në banesa.

“Shteti fle gjumë, kemi kërkuar si banorë, kam dhënë edhe për Report Tv para një muaji që shteti të marrë masa. S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askëd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë. I kemi kërkuar shtetit që ti dëmtojë për momentin dhe të shohin kriteret e përplasjes së minave. Nuk është problemi për një gurore. Nga neglizhenca e shtetit, ka për tu ngrit fisi tjetër me u vra me ta. Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta. Problemi është të marrë mësa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe rraja, u bënë nja 20 30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rraf, do ju vras.

Banesa, na ka sjellë bashkia komision, e kemi kudo të plasaritur, e imja është pak më larg se të tjerët, po me pa shtëpitë e tjerëve. I kemi bërë shtëpitë me borxhe. Me mirë ti kapë shteti ti fuse brenda, se kanë për t’u vrarë”, tha banori i Borizanës për Report Tv.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/07/2023 02:42

    Ky ish-shefi i policise duhet ndjekur penalisht edhe pse eshte larguar nga detyra,(ndoshta e vazhdon kete praktike diku tjeter,nese eshte transferuar),sepse ka qene ne xhepin e ngrohte te Rrajave dhe banoret duhet te kishin denoncuar dhe me lart,ne Kruje,ne SPAK,nese policia e korruptuar e F-K nuk reagonte.Dhe mendoj qe demi eshte me i madh ne zone se sa duket,nuk jane vetem shtepite e plasura e zhurma e vazhdueshme nga shperthimet.Jam gati te ve bast qe do te mjaftoje nje rrebesh shiu i forte,ose disa shira te vazhdueshem qe ajo toke e tronditur dhe e shkulur nga shperthimet te kthehet ne nje lume balte dhe e gjithe pjesa te pesoje rreshqitje toke e te marre perpara njerez,shtepi,peme e c'te gjeje perpara,se jane ne kodra.Plasja e shtepive eshte vetem shenja e pare,vetem fillimi.

    Përgjigju
  • drejtesie leshit: 08/07/2023 21:30

    Kujt ti besoje qytetari shkret.denoncon ne polici do te ve prangat thot shefi,denoncon te antikorupsioni KM te japin emrin te banditet.Njere ky popull.

    Përgjigju
  • Ton: 08/07/2023 19:37

    Duhen hetuar te gjithe qe kane dhene lejen per guroren nga bashkia e deri ke mjedisi...shefi konisariatit nuk eshte inspektor mjedisi...

    Përgjigju
  • Fytyra e vërtetë e policisë: 08/07/2023 17:43

    Mos denonconi kot në polici se policia është në shërbim të krimit, cdo gjë ti rraporton ata i japin krimit emrat dhe marrin masa si tju mbyllin gojën me dhunë e çdo formë.

    Përgjigju
  • Deputeti zones tjeter: 08/07/2023 17:13

    Shefi i komisarjatit te Fushe Krujes,bashke me personelin,duhet te arrestohet menjehere.Ato çdo denoncim te banorve,e raportonin tek Rrajat.Edhe ne kete rast skandaloz,policia i tregoi fisit kriminelo-terrorist denoncuesit,dhe kriminelet shkuan dhe bene masakren.Ne kete rast edhe policia eshte pjesmarrese totalisht ne krim,lere pastaj qe shkuan mbas 2 oresh ne vendin e krimit,mbas marrjes ne tel per ndihme.Ministri Çuçi duhet te veproje tani.

    Përgjigju
    • Ed Rama podcast: 08/07/2023 17:38

      Më fal por këta nuk janë turista të huaj, duhet të presin dy tre orë ose ditë për të marrë shërbimin.

    • Riku: 08/07/2023 17:19

      Fiks e ke thene.

  • gonja: 08/07/2023 15:30

    si duroni more,,t'ju prishe shtepite tjetri kot se koti...

    Përgjigju
  • Tafutka Rin: 08/07/2023 15:02

    Prandaj I thoshte Perukliu Jovan Bregut, te te çoj atje ne Borizan qe te te vi mendja!!!

    Përgjigju
  • Tani: 08/07/2023 15:01

    I gjithe biznesi famekeq i kesaj guroreje lidhet me fabriken e çimentos, per privatizimin e ciles Meta ne 2001 mori 6 milion dollare nen dore. Nuk do gjejne rehat sa ti shqyejne te gjitha kodrat e Krujes

    Përgjigju
  • dori: 08/07/2023 14:56

    vritini,,nuk ka rruge tjeter,,shteti nuk ju mbron..

    Përgjigju
  • janko: 08/07/2023 14:01

    Sigurisht kur kriminelet kane perkrhje nga shteti do bejne ligjin. Keta kriminel jane tmerr i zones dhe po pati bythe ky shtet urgjentsht ju heq licencen por jo se i ka bashkepunetore.

    Përgjigju
    • Fondacioni “Rrahja”: 08/07/2023 15:14

      A mo te lumte! Kjo eshte zgjidhja! Ketu ja ul breket ne toke Rrahjave! Po nuk e ben Ramiu se nuk ka kellqe! Follow the money….

  • Klodi: 08/07/2023 13:57

    Policia esht pjes e krimit qe esht ne parlament dhe ben ligjet.Krimi qe mban ne karrige ministrin,drejtoret dhe shefat e kesaj policie qe nuk esht e popullit por ne mbrojtje te interessve te mafias shtetrore.Bravo ju gazetes shqiptarja qe tregoni fytyren e vertet te deputeteve dhe shtetit te kapur nga krimi.Policia duhej te ngrihej ne kembe ne mbrojtje te qytetarit qe pas denoncimit dhe jo ta kercenonte e tani bejn sikur askush nuk esht mbi ligjin per tu hedh hi syve popullit dhe ai i gjati ne vend qe te meret me Kurtin te shikoj hallet e Albanistanit ktu.

    Përgjigju
  • e drejta: 08/07/2023 13:29

    I PARI QE DUHET TE ARRESTOHET ESHTE I PARI I POLICISE SE ESHTE PALE ME KAFSHET E FISIT RRAJA..VETEM KESHTU DO TI HYJNE MENTE POLICEVE TE TJERE

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/07/2023 13:20

    Keshtu fuksionon mafia kalabreze Tani meqe te gjth jeni te armatosur mbroni veten tuaj Ne rast se shteti demokratikas nuk ju mbron

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/07/2023 12:19

    Bravo Shqiptarja.com qe i denonconi kto monstra bashke me monstrat e korruptuar ne polici.

    Përgjigju
  • Kallashi: 08/07/2023 11:48

    Opo keta rrajat e dine qe sa me I madh e i fort je aq me shpejt e kap plumbi? Si nuk kan frike se mos i vjen ndonje dozë plumbi? I themi nga anet tona qe hu me hu do i hyj ndonjë ne b¥th.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot