Fiskalizimi i hidrokarbureve, Braçe: Koncesionari i pompave të naftës shantazhon e kërcënon verbalisht nëpunësit e shtetit, do monopol

Retorikën e ashpër të parlamentit, ku sot kërkoi fiskalizimin të hidrokarbureve, Braçe e përforcoi edhe nga studio e Report Tv, ku tha se mosrealizimi i saj, po i sjell dëme të mëdha shtetit.  Ai tha se kompania që ka koncesionin e kontrollit teknik të pompave të naftës kërkon këtë shërbim për të krijuar monopol dhe për këtë arsye po shantazhon shtetin, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit.

"Tregu i hidrokarbureve është jashtë procesit të fiskalizmit për më shumë se sa një vite. Nuk funksionon sepse tregu tek hidrokarburet kërkonim disa shërbime bashkë jo vetëm fiskalizimi por edhe gjurmim të hidrokarbureve për t'i vënë fre kontrabandimit të naftës, përzierjes së saj apo cilësisë mizerabël që ekziston sot në tregun e hidrokarbureve. Përmes një vendimi i dhamë mundësinë AKSHI-t dhe Drejtorisë së Tatimeve që të ndërtonte garë për të përzgjedhur 3 subjekte që do të ofronin këtë shërbim përkundrejt tarifave tavan. Ishte një VKM e posaçme. Një kompani që është në kontratë me qeverinë për të paktën 2 shërbime për kapacitete grumbulluese të depozitave dhe për kontrollin teknik matës të pompave të karburantit. Kjo kompani kërkonte pa garë të merrte edhe këtë shërbim edhe të fiskalizimit edhe të gjurmimit në qarkull të karburanteve. E çoi në gjykatë Administrative të Apelit dhe i dha të drejtë dhe bllokoi procesin dhe pezulloi VKM pasi i vinin dëme. Në fakt nuk i vinte asnjë dëm pasi kjo kompani nuk është kontraktuar për këtë shërbim. Është kontraktuar për gjëra të tjera dhe paguhet për to. Gjykata e Lartë në fund të korrik rrëzoi vendim dhe i dhe të drejtë qeverisë të eci. Ajo që pyes unë pse nga shtatori qeveria nuk shtyn para procesin. Kjo pasi kompania vazhdon të shantazhojë qeverinë, unë e kam mësuar kur kam qenë zv.kryeministër dhe jam habitur që si mundet në një sipërmarrës privat të shantazhojë përmes këtyre gjyqeve dhe pastaj me kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit. Tani kjo histori duhet të marrë fund", tha Braçe

Historia e fillimit të fiskalizimit tek sektori i hidrokarbureve ka nisur në vitin 2020, kur këshilli i Ministrave me vendim Nr. 1185, datë 24.12.2020, vendosi që tri kompani do të bënin monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Pas kësaj VKM-je, kompania e pompave të naftës ‘Noa CONTROL’ SHPK,  paditi Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave për këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo padi u pranua nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila në 2021 vendosi pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, çka praktikisht stopoi vijimin e procesit në këtë sektor.


Lajmi kryesor:

Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares  


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari