Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti

Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti

Ministrja Denaj në Vlorë

Procesi i fiskalizimit është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.

Ka qenë kjo deklarata e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite që zhvilloi në Vlorë, e shoqëruar nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

 “Në frymë edhe të procesit po nisim një marrëdhënie informimi me institucionet publike. E nisëm nga Vlora, por do të jemi në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë muajit janar. Ky proces synon përmirësimin e informacionit, si dhe thjeshton operacionet.  Së pari, të gjitha marrëdhëniet do të jenë elektronike, pra të dhënat kryqëzohen në mënyrë të menjëhershme dhe në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.  Së dyti, fatura është elektronike dhe ajo do të ketë një përfaqësim të tre dimensioneve, marrëdhëniet biznes me entet publike, siç thashë filloi në datën 1 janar 2021, marrëdhëniet biznes me biznes apo të gjitha marrëdhëniet që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe siguron në 1 korrik të këtij viti dhe marrëdhëniet me qytetarët, marrëdhëniet kesh që fillon me 1 shtator.

Përdorimi i portalit “Selfcare” apo “I vetëshërbimit” në formatin e reformës së fiskalizimit është një element shtesë, i cili duke qenë pa kosto do të ndihmojë biznesin e vogël, por për të gjithë biznesin, për ata që do të jenë nga 1 shtatori të detyruar për të qenë pjesë e faturës elektronike dhe nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i të gjithë formatit që aktualisht ekziston”, u shpreh Ministrja Denaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine