Përmes fotove, shkrimeve në rrjetet sociale në Instagram dhe Facebook, ata njëzëri kanë uruar për më tepër paqe dhe begati gjatë kësaj dite, e cila shënon edhe fundit e agjërimit një mujor.
Këngëtarja Rosela Gjylbegu shkruan në statusin e saj në Facebook se kjo festë shënon thellimin e respektit, tolerancës miqësisë dhe dashurisë. “Kjo Festë e Madhe, le të jetë shkëndija që thellon respektin, tolerancën, miqësinë dhe dashurinë që kemi për njeri tjetrin dhe të na shërbejë të gjithëve për të ushtruar sa më shumë ndjenjën e solidaritetit me njeri tjetrin, pa harruar që të jemi sa më njerezor me ata që kanë nevojë për ne.”-shkruan Gjylbegu.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur të urojë besimatarët përmes një fotoje ku vetë ajo shfaqet me shami.
Personazhe të tjerë të njohur që kanë uruar gjatë kësaj feste janë Albana Osmani, reperi Cozman, këngëtarja Vesa Luma, këngëtarja Dafina Zeqiri etj.
Luana ju pershendet me ket video per #Bajram
Posted by Interesante on Friday, July 17, 2015
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)