Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në komunitetin Mysliman, ku dha edhe një urim për të gjithë besimtarët që festojnë sot Fitër Bajramin.
"Në radhë të parë, ju uroj të gjithëve ju që jeni këtu sot, edhe pse ditë me shi dhe ditë pushimi, Gëzuar Bajramin. Dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që janë dhe që kanë festuar Bajramin mbarësi në familjet e tyre. Dhe të gjithë ata besimtarë që kanë agjëruar në muajin e Ramazanit, zoti ju pranoftë sakrificat. Si gjithmonë, festat fetare janë shumë të rëndësishme për solidaritetin të cilin ne e kemi të nevojshëm, që duhet të jemi më pranë njëri tjerit, t’i japim dorën njëri tjetrit. Të harrojmë të shkuarën dhe të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të ecim përpara. Kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë Komunitetin Mysliman po edhe për popullin shqiptar, sepse jemi i vetmi vend që kemi një harmoni fetare të jashtëzakonshme dhe është një nga vlerat më të mëdhaja që ne kemi, të cilën e stimulojmë dhe duhet ta stimulojmë më shumë sepse besimi zot është ai që fuqizon çdo ditë edhe më shumë atë që është institucioni më i rëndësishëm, institucionin e familjes. Unë ju uroj gëzuar, mbarësi juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë", tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Aksident i rëndë në Tiranë – Durrës, vdes shoferi plagosen 3 pasagjerët, po shkonin në punë! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër (EMRAT+VIDEO)
17 Shkurt, 08:34
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)
16 Shkurt, 13:07
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38