Pas një muaji të gjatë agjërimi e sakrificash për besimtarët myslimanë, sot shënon mbarimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe të gjithë janë mbledhur me familjarë dhe të afërm për të festuar Fitër Bajramin.
Me rastin e kësaj feste figura të njohura nga muzika dhe arti në përgjithësi kanë uruar familjarët, miqtë dhe fansat e tyre.
Artistë si Bes Kallaku, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Capital T e shumë të tjerë përmes rrjeteve sociale kanë ndarë urime të përzemërta në këtë ditë feste për myslimanët.
Më poshtë sjellim disa prej urimeve që të famshmit shqiptarë kanë bërë për këtë ditë: