Klubi i Elbasanit, që Erjon Vishkuli e mbështet në stadium prej shumë vitesh, ka vendosur që fitimet nga biletat në ndeshjen e Superligës kundër Partizanit, të shkojnë për kurimin e 28-vjeçarit, i cili u plagos të shtunën në protestë. Në rrjetet sociale verdheblutë shkruajnë:

“Në përballjen ndaj Partizanit, çdo biletë ka një vlerë të veçantë. Të gjitha fitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit. Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin.”

Erjon Vishkulli përveç mbështetjes për Kombëtaren, por edhe për Interin, spikat më së shumti për tifozllëkun ndaj ekipit të qytetit. Ai prej vitesh është edhe anëtar i ‘Ultras Tigrat Verdheblu’.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Lëndimi i Erjon Vishkullit, Prokuroria letërporosi Italisë: Kërkohet objekti që e plagosi në sy! Hetim edhe policisë për tejkalimin e forcës